E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reprezentacioni i Maqedonisë në Karate...
Reprezentacioni i Maqedonisë prezanohet  me 97 garues
Në Stamboll mbahet kampionati ballkanik I karatesë për të rinj

Reprezentacioni i Maqedonisë në Karate me 97 karateistë do të prezantohet në edicionin e 19-të me radhë Kampionati ballkanik i karatesë për të rinj në kategorinë KATA dhe Kumit për djem dhe vajza që do të mbahet në Stamboll të Turqisë me datën 14 dhe 15 qershor. Në mesin e 97 garuesve nga Maqedonia 26 janë nga radhët e shqiptarëve.

Reprezentacioni i Maqedonisë në kampionatin Ballkanik të karatesë për të rinj do të drejtohet nga Besnik Murati i cili është edhe udhëheqës i delegacionit, Shefi Reçi seleksionues për KUMITE, Ivana Avramovska seleksionuese e reprezentacionit në KATA si dhe ndihmësit e seleksionuesve Muharem Imeri , Aleksandar Kuzmanovski dhe Ylber Rexhepi , ndërsa pjesë e ekspeditës së reprezentacionit të Maqedonisë do të jenë edhe mjeku si dhe katër gjyqtar që do të ndajnë drejtësi në këtë kampionat.Udhëtimi për në Stamboll është caktuar për të enjten ndërsa kthimi pas përfundimit të garave

KK SHKUMBINI UDHETON PER NE KAMPIONATIN BALLKANIK

Klubi i karatesë Shkumbini do të udhëtojë për ne kampionatin ballkanik për fëmijë 11-14 vjeç me 5 garues që do të mbahet në Stamboll të Turqisë në krye me trajnerin dhe njëkohësisht zv.selektor i të reprezentacionit së MK. Garuesit te cilet do te marin pjese ne kampotin ballkanik jane Zerina Jusufi kumite 2003 + 40 kg, Altin Abdurahmani kumite 2002 +50 kg, Betim Xhemaili kumite 2001 – 55 kg Drilon Bakija kumite 2000 – 52 kg dhe Vigan Xhabiri kumite 2000 – 57 kg.Jemi pregaditur per kampionatin ballkanik me kohe dhe shpresojm te kthehemi me medalje tha trajneri I klubit te karates Shkumbini Ylber Rexhepi.

Publikuar: 12.06.2014 | 18:05
Lexuar: 660 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime