E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Populli është fuqia e VMRO-DPMNE-së kurse idetë e partisë janë fuqia shtytëse drejt fitoreve të reja. Kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski në shënimin e përvjetorit të 24 të partisë të cilën e drejton VMRO-DPMNE-së.
Gruevksi shënon 24 vjetorin e formimit të VMRO DPMNE-së












Ai me këtë rast tha se partia që ai udhëheq përmes jetësimit të principeve dhe vlerave krijon standarde të reja për qytetarët dhe vetë Maqedoninë.

‘Fitorja në këto zgjedhje nuk është vetëm besim i dhënë por para së gjithash obligim që të realizojmë atë që kemi premtuar, kurse programi ynë është shkronjë që duhet patjetër deri në fund të realizohet.

Qytetarët na dhanë përkrahje pasi VMRO-DPMNE ka plan se si të zhvillojë Maqedoninë, ta bëjë atë më të fortë në sferën e ekonomisë dhe standardin e qytetarëve më të lartë. Populli është fuqia jonë kurse idetë fuqia shtytëse e jona’, tha Nikolla Gruevski – kryeministër.

Gruevski gjatë fjalës së tij falënderoi edhe ata që e kritikojnë punën e tij duke thënë se pikërisht janë ata që e motivojnë për një angazhim më të madh.

‘Një ishte periudha gjatë vitit 2006 kur neve na krahasonin me garniturat e mëparshme të LSDM-së, tani qytetarët na krahasojnë me vetë neve dhe linja sistematikisht po lëvizë përpjetë që d.m.th edhe angazhimi ynë dhe standardet e funksionimit tonë duhet sistematikisht të rriten pasi nëse ndalen, qytetarët nuk do të jenë të kënaqur dhe këtë pakënaqësi do ta shprehin në zgjedhjet e radhës’, u shpreh Nikolla Gruevski – kryeministër.

Gruevski tha se VMRO-DPMNE-ja është pasardhëse e VMRO-së historike e cila çdoherë ka qenë në linjë të parë të betejës për etablimin demokratik të Maqedonisë.
Gruevksi shënon 24 vjetorin e formimit të VMRO DPMNE-së

Publikuar: 15.06.2014 | 17:13
Lexuar: 649 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime