E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo nuk e ka zakon që të flasë shumë rreth jetës së saj private, por këtë herë e ka bërë një përjashtim, duke zbuluar detaje mjaft të nxehta rreth asaj se çfarë kushtesh duhet t’i plotësojë një mashkull, në mënyrë që të ketë sukses me të në fushën e dashurisë.
S’i do meshkujt mendjemëdhenj(Foto)













Candice Swanepoel tashmë ka bërë emër në fushën e modës, kjo për faktin se është njëra nga supermodelet me trupin më seksi në botë, por edhe me pamje magjepsëse me të cilën rrezaton në revytë e modës dhe ballinat e revistave më të njohura në botë.

Ajo nuk e ka zakon që të flasë shumë rreth jetës së saj private, por këtë herë e ka bërë një përjashtim, duke zbuluar detaje mjaft të nxehta rreth asaj se çfarë kushtesh duhet t’i plotësojë një mashkull, në mënyrë që të ketë sukses me të në fushën e dashurisë.

Candice tashmë disa vite është në lidhje të lumtur me Hermann Nicoli-n, por i cili është dashur të mundohet shumë për t’ia rrëmbyer zemrën e saj, ndërsa edhe tani pas kaq shumë vitesh, ai ende duhet ta dëshmojë veten para Candice.

“Kur Hermann më është paraqitur, kishte menduar se do ta ketë të lehtë të më pushtojë, por ai shumë shpejt u bindë se duhet të djersitet paksa. Kurrë nuk i kam pëlqyer meshkujt dhe as nuk do t’i pëlqej në të ardhmen, që janë mendjemëdhenj dhe mundohen të shiten si ‘macho-man’.

Edhe Hermann në fillim ishte i tillë, por shumë shpejt e kuptoi dhe ka bërë ndryshime të mëdha dhe se duhet të më meritojë. Dhe pas atyre ndryshime, unë pranova që të jetë i dashuri im”, ka rrëfyer Candice.

Por, ajo ka shtuar se jo gjithçka kishte përfunduar atëherë, pasi ajo vazhdimisht e ka mbajtur në tension të dashurin e saj. “Ia kam bërë me dije se vazhdimisht do të jetë nën vëzhgimin tim dhe nëse nuk vepron si duhet, pason ndarja. Por, edhe unë nga ana ime e kam dhënë dhe e jap maksimumin në lidhje, pasi të dyja palët duhet të angazhohen”, ka shtuar Candice.
S’i do meshkujt mendjemëdhenj
S’i do meshkujt mendjemëdhenj

Publikuar: 16.06.2014 | 11:16
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime