E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që të mund të trajtohen falas në këto vende, duhet që para nisjes për pushim të sigurojnë nga Fondi jonë të ashtuquajturin "formular dygjuhësor".
Trajtim shëndetësor falas në 15 shtete







Qytetarët me sigurim shëndetësor të cilët shkojnë për pushim veror, nëse gjatë qëndrimit jashtë vendit sëmuren, në 15 shtete mund të trajtohen falas. Për këtë Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka marrëveshje me Turqinë, Bullgarinë, Malin e Zi, Kroacinë, Serbinë dhe Slloveninë. Në këto vende personat e siguruar nga Maqedonia do të trajtohen sikurse personat vendor. Që të mund të trajtohen falas në këto vende, duhet që para nisjes për pushim të sigurojnë nga Fondi jonë të ashtuquajturin "formular dygjuhësor".

"Që të mund personat e siguruar të marrin këtë ‘formularë dygjuhësor’, duhet që të aplikojnë në zyrën rajonale dhe të paraqesin vërtetimin nga mjeku amë për të gjithë dhe vërtetimin nga gjinekologu amë për gratë dhe për vajzat mbi 12 vjet, si dhe diagnozën, vlerësimin dhe mendimin e komisionit mjekësor. Këto dokumente nevojiten, që të vërtetohet se personat janë të shëndoshë, për shkak se me formularin, Fondi konfirmon se personat janë të shëndosh’, tha Dijana Vasilevska, FSSH.

Ky formular dhe vërtetimet e mjekut amë si dhe të gjinekologut janë falas, thonë nga Fondi, duke shtuar se procedura për lëshimin e formularëve dygjuhësor nuk do të zgjatë më shumë se një ditë. Gjithashtu, që të jetë trajtimi mjekësor falas jashtë vendit, ai duhet të bëhet në institucionet shëndetësore nën kujdesin e shtetit, me ç’rast, nëse sipas ligjeve të atjeshme, paguhet participimi ose dita e qëndrimit në spital, qytetari i Maqedonisë duhet ti paguajë. Për shkak se me Greqinë dhe Shqipërinë nuk ka marrëveshje për sigurimin social, qytetarët e siguruar faturat mjekësore duhet ti paguajnë vetë, ndërsa më pas Fondi vendos për ti kthyer paratë.

‘Pas kthimit në Maqedoni, nëse komisioni jonë mjekësor, Fondit, i konstaton se shërbimet e shfrytëzuara shëndetësore ishin urgjente, do të thotë, nëse urgjenca konfirmohet, do t’iu kompensohen mjetet me mbajtjen e participimit’, deklaroi Dijana Vasilevska, FSSH.

Qytetarët në këtë rast duhet të dorëzojnë kërkesën deri në shërbimin rajonal të Fondit për kthimin e parave dhe të dorëzohet dokumentacioni mjekësor dhe financiar, përkatësisht, dëshmia për paratë e paguara. Pas kësaj vendoset se a do të kthehen paratë.

Publikuar: 16.06.2014 | 15:24
Lexuar: 787 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime