E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedoni i suksesshëm në kupën “Xhevat Makolli” në Prishtinë
Vikendin që lamë pas 14 qershor 2014 në Kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, u zhvillua Turneu i - XIV – Memorial “XHEVAT MAKOLLI”. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 sportistë nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva dhe klubet nga Kosova.

Shqiptarët e Maqedonisë në këtë aktivitet u përfaqësuan denjësisht nga UNIONI I KARATESË SHQIPTARE me 13 sportiste nga tre klube (Uraniku – Dibër, Kushtrimi – Shkup dhe Drini-Strugë).

Me ftesë të Federatës së Karatesë së Kosovës për pjesëmarrje në këtë aktivitet ne si Union i Karatesë Shqiptare në Maqedoni ju përgjigjëm pozitivisht, dhe dua të falënderoj kryesin e kësaj Federate për ftesën dhe pritjen që na bënë gjatë aktivitetit.

Në hapje të këtij aktiviteti fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i UKSHM z. Alim Hajredini, i cili përshëndeti familjen Makolli të pranishëm në sallë, si dhe Federatën e Kosovës për ftesën. Ai më tej uroj që ky aktivitet të zhvillohet në frymën e vëllazërisë, sepse edhe ashtu e ka simboliken e tij ku përkujtohet një person i cili ka dhënë shumë për sportin e karatesë në mbarë trojet shqiptare.

Shqiptarët e Maqedonisë në këtë aktivitet u përfaqësuan denjësisht nga UNIONI I KARATESË SHQIPTARE me 13 sportiste nga tre klube (Uraniku – Dibër, Kushtrimi – Shkup dhe Drini-Strugë), duke arritur që të fitojë 14 medalje nga të cilat: 4 ari, 7 argjendi dhe 3 bronz.

Me medalje ari u stolisën:
1. XHEJLAN JAHII-2004- KUMITE -35
2. RUDINA ALIU -2004-KUMITE -30
3. ZANA XHELADINI -2003-KATA
4. ILMI KADRIU -2003- KUMITE -30kg

Me medalje argjendi u stolisën:
5. PASHO MUSTAFAI -2007- KATA
6. KASTRIOT MALO -2005- KUMITE -30
7. MEDIN DEMA -2004- KATA
8. ZANA XHELADINI -2003-KUMITE +38kg
9. ILIRA XHELADINI -2001-KATA
10. ARDIT MARKU -1999- KUMITE -57kg
11. QENDRIM PAPRANIKU – SENIOR- KUMITE -75kg

Me medalje bronzi u stolisën:
12. KASTRIOT MALO -2005- KATA
13. ILIRA XHELADINI -2001- KUMITE -43kg
14. JON BATKU -1997/ KUMITE -76kg

Federata e Karatesë së Kosovës gjithashtu kishte organizuar edhe vendosjen e 10 sportistëve tanë në një nga hotelet e Prishtinës.

Në këtë aktivitet Unioni e Karatesë Shqiptare nga Maqedonia përveç Kryetarit mori pjese edhe trajneri Irfan Aliu.

Publikuar: 17.06.2014 | 23:16
Lexuar: 815 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime