E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjithë u habitën nga mënyra si Robben la pas Sergio Ramosin, i cili në këtë aksion, sipas FIFA-s, ka arritur një shpejtësi prej 30.6 km/h duke u renditur në dhjetëshen e futbollistëve më të shpejtë të të gjitha kohërave.
Robben, futbollisti më i shpejtë në botë
Në aksionin e golit të pestë të Holandës, Arjen Robben ka arritur një shpejtësi maksimale prej 37 km/h, një rekord ky për një futbollist.

Në këtë mënyrë, futbollisti i Bayern Munchen ka kaluar shpejtësinë e regjistruar më parë nga anglezi Theo Walcott, i cili në një ndeshje të Ligës së Kampioneve kishte arritur 35.7 km/h.

Të gjithë u habitën nga mënyra si Robben la pas Sergio Ramosin, i cili në këtë aksion, sipas FIFA-s, ka arritur një shpejtësi prej 30.6 km/h duke u renditur në dhjetëshen e futbollistëve më të shpejtë të të gjitha kohërave.

Shpejtësia maksimale e regjistruar nga një njeri është shënuar nga rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, xhamajkani Usain Bolt. Atleti vrapoi me 44.72 km/h mes 60 dhe 80 metrave të finales së 100 metrave në Botërorin e Atletikës së Berlinit në vitin 2009. Aty ai theu rekordin botëror të 100 metrave: 9.58 sekonda.

Ja lista e futbollistëve që kanë vrapuar më shpejt:

1. Arjen Robben: 37 km/h.
2. Theo Walcott: 35,7
3. Antonio Valencia: 35,2
4. Gareth Bale: 34,7
5. Aaron Lennon: 33,8
6. Cristiano Ronaldo: 33,6
7. Lionel Messi: 32,5
8. Wayne Rooney: 32,1

Publikuar: 18.06.2014 | 20:46
Lexuar: 523 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime