E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjekët e këshilluan të linte fushën por mbrojtësi nguli këmbë që të vazhdonte.
Suarez “rezervon” eliminimin e Anglisë

Përballja e Sao Paolos, ishte një 90 minutësh për “all in” mes Anglisë dhe Uruguajit, pasi të dyja e kishin të qartë se hapi i gabuar do të thoshte kthim në shtëpi nga dera kryesore.

Përballja e Sao Paolos, ishte një 90 minutësh për “all in” mes Anglisë dhe Uruguajit, pasi të dyja e kishin të qartë se hapi i gabuar do të thoshte kthim në shtëpi nga dera kryesore. Në ndeshjen e parë urugujanët servirën si alibi mungesën e Suarezit për humbjen me Kosta Rikën dhe rëndësinë e tij ky futbollist e tregoi pas vetëm katër minutash ku nga goditja e këndit kërkoi të gjente këndin e portës së Joe Hart. Prania e tij në fushë dhuroi dhe një duel në distancë me Rooney. Sulmuesi Man.Utd u përgjigj në të 10-tën me një silur të vërtetë që “fshikulloi” shtyllën e Muslerës. Në të 15-tën provoi goditjen dhe Rodriguez pas një pasigurie të Jagielkës, por për fatin e anglezëve topi përfundoi mbi traversë. Në të 29-tën një vendim i Carvallos mund të kishte ndryshuar rrjedhën e takimit me Diego Godin që i vuri bërrylin Sturridge por kryesori e fali. Kupa e Botës është shndërruar në një mallkim për Wayne Rooney, që në të 31-tën vetëm pak centimetra larg portës e pa topin t’i stampohej në traversë, ndërsa tifozëve të Uruguajit ju stampua buzëqeshja në fytyrë në minutën e 39-të falë yllit të tyre Suarez, që pasi nisi një aksion në mesfushë shfrytëzoi harkimin e Cavanit dhe vendosjen e gabuar të anglezëve për të mposhtur Joe Hart.

Kombëtarja e “tre luanëve” megjithatë nuk e vuajti psikologjikisht goditjen dhe u përgjigj menjëherë me Sturridge por gjeti gati Muslerën. Pjesa e dytë ishte fotokopje e së parës me Suarez që sërish kërkoi numrin magjik nga goditja e këndit por dhe këtë herë gjeti gati Hart. Në të 52-tën Uruguaji mund të kishte mbyllur përfundimisht në kafaz “tre luanët” në të 52-tën, por Cavani nuk e kishte celësin në këmbët e tij.

Në të 54-trën, Rooney u paraqit sërish përballë Muslerës, por fati deshi që goditja e tij të neutralizohej nga portieri uruguajan. Moment paniku në të 61-tën me Alvaro Pereirën që mori një goditje në kokë, në mënyrë të pavullnetshme nga Sterling.

Mjekët e këshilluan të linte fushën por mbrojtësi nguli këmbë që të vazhdonte. Mallkimi botëror i “Ëayne Rooney” mori fund në minutën e 75-të, falë dhe shpërthimit të Glen Johnson që shërbeu numrin 10-të, për golin e tij të parë në një Kupë Bote.

Tifozët anglez u shkundën në shkallët e impiantit të Sao Paolos ndërsa Ëayne Rooney nisi një puthje drejt qiellit. Goli i dha zemër “tre luanëve”, që në të 78-tën provuan dhe me Sturridge por Muslera këtë herë ishte i përgatitur. Rastin që nuk shfrytëzoi sulmuesi anglez nuk e fali Luis Suarez. “El Pistolero” kishte ruajtur dhe një plumb të fundit për Anglinë, ai që plagosi përfundimisht “ëndrrën botërore” të britanikëve.

Dukej sikur Suarez kishte zbritur në fushë vetëm për të “ndëshkuar” anglezët pasi menjëherë pas finalizimit u largua i dëmtuar mes duartrokitjeve të “Arena Corinthias” që u ngrit në këmbë për heroin e kësaj ndeshjeje. Uruguaji tashmë shpreson vetëm fal yllit të saj, ndërsa ylli anglez ka filluar të venitet në Botërorin brazilian. Tashmë vetëm një kombinim i pabesueshëm rezultatesh mund të mbajë në kompeticion Anglinë

Publikuar: 19.06.2014 | 23:17
Lexuar: 747 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime