E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ato që kanë ndodhur tashmë janë pjesë e të shkuarës”.
Lloris: Nuk ka ekipe të vogla në Botëror


Sipas portierit dhe kapitenit të skuadrës Hugo Lloris “Les Blues” e kanë hedhur pas krahëve atë që ndodhi në 2010.

Sfida me Zvicrën është jetike për Francën për vetë faktin se një me një fitore përfaqësuesja e gjelave mund të kualifikohet në 1/8 e Botërorit. Në kompeticionin që u zhvillua 4-vjet më parë në Afrikën e Jugut, Franca u largua me turp pasi grumbulloi vetëm 1 pikë në fazën e grupeve, megjithatë sipas portierit dhe kapitenit të skuadrës Hugo Lloris “Les Blues” e kanë hedhur pas krahëve atë që ndodhi në 2010 dhe tashmë mendojnë vetëm për Botërorin e Brazilit.

“Sinqerisht, ne nuk mendojmë më për atë që ndodhi në 2010.Të gjithë në kombëtare jemi të përqëndruar vetëm te ndeshja përballë Zvicrës që është shumë e rëndësishme për ne. Ato që kanë ndodhur tashmë janë pjesë e të shkuarës”.

Më pas Lloris foli për takimin me përfaqësuesen helvete duke e cilësuar ndeshjen ndaj Zvicrës si shumë të vështirë për Francën.

“ Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Duke parë ato që kanë ndodhur në grupet e tjera, kemi mësuar se në Botëror nuk ka ekipe të vogla, pasi cdo skuadër ka potencialin e saj. Cdo ndeshje duhet ta marrësh seriozisht dhe duhet të japësh maksimumin pasi vetëm në këtë mënyrë mund të marrësh tre pikët”.

I pranishëm së bashku me kapitenin Lloris në konferencën për shtyp ishte edhe trajneri i gjelave Didier Deschamps. Numri 1 i stolit të Francës u përqëndruar te gjëndja e mesfushorit Yohan Cabaye, teksa theksoi se lojtari Paris Saint Germain pavarësisht problemeve në sfidën me Hondurasin e ka marë plotësisht veten dhe është gati për takimin me Zvicrën. Në vijim Deschamps shtoi se skuadra që ai drejton është përgatitur mirë për këtë sfidë dhe do të bëjë cmosë për të marrë një fitore që do tu mundësonte atyre kualifikimin në fazën e 1/8.

Publikuar: 20.06.2014 | 12:08
Lexuar: 591 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime