E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cilat mund të jenë disa ide për pushime dhe aventurë?
Të mërzitur nga pushimet monotone?






Shumë njerëz mund të jenë lodhur nga pushimet rutinë. I njëjti plazh, i njëjti vend, të njëjtët njerëz. Cilat mund të jenë disa ide për pushime dhe aventurë?

1. Atyre që iu pëlqen thellësia dhe ato cfarë fshihen nën ujë mund të zgjedhin për tu njohur me sasinë më të madhe të koraleve në botë që gjendet në Austraili.

2. E nëse dikush dashuron borën, akullin, pra të ftohtin, në Alaskë mund të përjetohet përvoja e sportit dimëror më ekstrem në planet hej-skiing.

3. Nga dimri në verë. Shkretëtira e Saharas është një tjetër mundësi zgjedhjeje. Një udhëtim me deve nëpër shkretëtirë duhet thënë që është edhe I kushtueshëm.

4. Ngjitja e malit është një tjetër aventurë pushimesh. Një ekspeditë në mallet më të bukura të Nepalit është një zgjedhje shumë e guximshme.

5. për të ndjerë një adrenalinë të jashtëzakonshme mund të zgjidhet edhe hedhja nga lartësitë.

6. Luanët, leopardët, rinocerontët, elefantët dhe buajt janë kafshët karakteristikë të një udhëtimi në Afrikë. E duke njohur nga afër botën e egër të afrikës, mund t’i dhuroni vetes pushime të paharrueshme.

7. Ka shumë mënyra për ta njohur bukuritë Grand Canion, por më ekstremja është një avneturë rafting në ujrat e rrëmbyeshëm.

8. Një vend i mrekullive, legjendave dhe misterit Mali i Everestit pret cdo vit turistë nga e gjithë bota.

Publikuar: 20.06.2014 | 13:23
Lexuar: 1020 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime