E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bexheti: Jemi të kënaqur me kundërshtarin
Presidenti i Shkëndijës, Jetmir Bexheti ka qenë i pranishëm në tërheqjen e shortit në Nyon të Zvicrës, ku ka mësuar rivalin për turin e parë paraeliminator në Ligën e Europës. Ai ka thënë se është i kënaqur me kundërshtarin dhe beson se do ta kalojnë pengesën e parë.

“Ne jemi të kënaqur që pas sigurimit të pjesëmarrjes në Liga Evropa sot jemi gjendur në hedhjen e shortit këtu në Nion të Zvicrës. Mund të them se jemi të kënaqur me kundërshtarin që kemi në raundin e parë, pasi realisht mundej shorti të na sillte rival edhe më të papërshtatshëm. Zimbru nuk është skuadër e dobët, do ta kemi shumë të vështirë, mirëpo ne besojmë dhe do të tentojmë që të kalojmë raundin e parë”, deklaroi nga Nioni i Zvicrës, presidenti i Shkëndijës, Jetmir Bexheti.

Kjo është hera e dytë që Shkëndija do të luajë në kualifikimet për Liga Evropa, pasi dy vite me parë u eliminua nga Portadauni i Irlandës së Veriut. Ndërkohë debutimin në Evropë, Shkëndija e kishte në vitin 2011, kur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u eliminua nga Partizani i Beogradit.

Foto: Bexheti me Klashenco Serghei, zëvendës Drejtor Egzekutiv i Zimbru-t

Publikuar: 23.06.2014 | 20:04
Lexuar: 625 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime