E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Është një përjetim i veçantë. Këtu i kam kaluar vitet më të mira gjatë studimeve. Secili piktor kur hap një ekspozitë e ka një publik të imagjinuar, por është ndjenjë e veçantë të ekspozosh para shokëve, kolegëve e profesorëve”, ka thënë Beqiri.
Ekspozitë e piktorit Nehat Beqiri në Galerinë e Arteve të Kosovës








Rreth tridhjetë piktura të shkëputura nga cikle të ndryshme që ka përzgjedhur piktori nga Tetova, Nehat Beqiri, u pasqyruan në një ekspozitë që u hap të premten mbrëma në Galerinë e Arteve të Kosovës.
Beqiri, i cili pas shtatë vjetësh hapi ekspozitën e dytë personale në Kosovë, ka “servuar” për publikun një përmbledhje të pikturave të tij të punuara kryesisht kohëve të fundit.

Me rastin e hapjes së ekspozitës në GAK, piktori Nehat Beqiri është shprehur i kënaqur që është rikthyer me ekspozitë në Kosovë.

“Është një përjetim i veçantë. Këtu i kam kaluar vitet më të mira gjatë studimeve. Secili piktor kur hap një ekspozitë e ka një publik të imagjinuar, por është ndjenjë e veçantë të ekspozosh para shokëve, kolegëve e profesorëve”, ka thënë Beqiri. Ai po ashtu ka dhënë një pasqyrë të rrugëtimit të tij deri te finalizimi me ekspozitë.

“Ekspozita nuk ka ndonjë porosi universale, por është përmbledhje e disa cikleve”, ka shpjeguar ai.

Kritikja e artit, Nora Halimi, në mbrëmjen e hapjes së ekspozitës, ka thënë se “vija dhe ngjyra e Nehatit janë përkthim i drejtpërdrejtë dhe i pastër i emocionit”.

“Forca e pikturave të tij nuk buron vetëm nga koncepti dhe simbolika, por edhe nga vetë akti i pikturimit, nga individualiteti kokëfortë dhe dorëshkrimi i vetë autorit”, ka thënë Halimi.

Publikuar: 25.04.2010 | 03:41
Lexuar: 4621 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Nora (30/09/2012 16:29:31) Pictura qe eshte ne dukje esht e shkelqyer dhe shum mbreslense Do isht knaqsi te shihja edhe pictura te tjera te asaj ekspozite...

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime