E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale prezantoi sot propozim-ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje, i kaluar mbrëmë në seancën e qeverisë.
Prezantohet propozim/ligji për mbrojtje nga dhuna në familje















Sipas ministrit Dime Spasov, masat dhe ndryshimet e reja ligjore do t’iu ofrojnë viktimave të dhunës familjare më shumë mbrojtje dhe kurajë për të denoncuar çdolloj keqpërdorimi. Sipas Spasovit, mënyra e vetme për t’u përballur me këtë fenomen shoqëror është që kjo lloj dhune të trajtohet si cenim i të drejtave elementare njerëzore.

“Me miratimin e një ligji të veçantë për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje për herë të parë, jo vetëm që po ndjekim shembullin e shumë vendeve evropiane dhe rajonit, por njëkohësisht ky ligj i ri do të ofrojë në masë të madhe mekanizma të rinj dhe koncepte për çrrënjosjen e dhunës në familje.

Ky propozim-ligj përkufizon parimet në bazë të të cilave do të vendoset respektimi i krenarisë dhe integritetit personal të viktimës.”, deklaroi Dime Spasov, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se ky propozim-ligj do t’i japë më shumë autorizim policisë për të ndërhyrë shpejtë dhe drejtë.

“Punonjësi i autorizuar policor gjithmonë kur ka denoncime për dhunë familjare, me qëllim që të parandalohet rrezikimi i integritetit dhe jetës së viktimës, menjëherë ose më së voni në afat prej 24 orësh pas ndërhyrjes në ngjarje, është i obliguar që të veprojë kështu: të dalë në vendngjarje dhe të përpilojë një raport policor, t’i sigurojë viktimës trajtim adekuat mjekësor, të përpilojë propozim për dëbim të autorit të veprës, dhe ndalesë të përkohshme për afrim tek shtëpia, dhe së bashku me raportin policor ta dërgojë propozimin në gjykatë.

Gjithashtu, polici është i obliguar që ta njoftojë qendrën kompetente sociale me qëllim që të merren masa për mbrojtje të viktimës”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme

Nga viti 2011 deri në tremujorshin e parë të këtij viti, MPB-ja ka regjistruar gjithsej 2073 vepra penale të dhunës familjare, ku viktimat në rreth 90 % të rasteve kanë qenë gra dhe fëmijë. Propozim/ligji do t’i nënshtrohet analizave të debateve publike nga institucionet, organizatat, ekspertët dhe qytetarët.

Publikuar: 24.06.2014 | 16:29
Lexuar: 715 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime