E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Federata fillimisht u premtoi transferim bankar, por futbollistët këmbëngulën në pagesën kesh e kështu u desh ndërhyrja e numrit një të vendit për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Një avion me 3 mln USD për Ganën


E ku mund të ketë stimul më të mirë sesa paratë? Fuqinë e jashtëzakonshme që sjellin kartmonedhat, Federata e Ganës po përpiqet ta shfrytëzojë në këtë Botëror.

E ku mund të ketë stimul më të mirë sesa paratë? Fuqinë e jashtëzakonshme që sjellin kartmonedhat, Federata e Ganës po përpiqet ta shfrytëzojë në këtë Botëror për të nxitur lojtarët e kombëtares, që rrugën e tyre në Brazil ta çojnë sa më larg.

Në fakt situata tek skuadra afrikane ndryshon pak nga përfaqësueset e tjera, pasi deri më sot asnjë prej lojtarëve apo prej stafit nuk është paguar. Brenda ekipit kishte tension, gati për të shpërthyer nga momenti në moment, por zgjidhja edhe pse me vonesë ka ardhur me avion.

Me një fluturim të posaçëm, plot 3 milionë Dollarë kesh u nisën drejt Brazilit për t’iu shpërndarë lojtarëve ganezë para sfidës vendimtare me Portugalinë. Yjet e Zinj kishin kërcënuar se nuk do të largoheshin nga baza e tyre stërvitore deri në momentin që paratë do t’i kishin në duar.

Federata fillimisht u premtoi transferim bankar, por futbollistët këmbëngulën në pagesën kesh e kështu u desh ndërhyrja e numrit një të vendit për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Presidenti John Dramani bisedoi në telefon me kapitenin Asamoah Gyan dhe yllin e Milanit, Sulley Muntari, duke i sigurar se pakot me 3 milionë Dollarë u dërguan dhe tani Gana duhet të luajë e qetë dhe e motivuar kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Shanset për kalimin në raundin tjetër janë reale, vetëm se Shtetet e Bashkuara ose Gjermania duhet patjetër të humbasë.

Publikuar: 25.06.2014 | 13:06
Lexuar: 658 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime