E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Organet komunale dhe pronarët e shtëpisë janë marrë vesh që shtëpia e Sulejman Vokshit të shndërrohet në muze, ndërsa brenda saj të themelohet edhe një bibliotekë”, ka bërë të ditur drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Gjakovë, Mon Gojani.
Shtëpia e Sulejman Vokshit do të shndërrohet në muze

















Shtëpia e heroit kombëtar Sulejman Vokshi, themelet e së cilës kishin nisur të ndërtohen fiks para një shekulli e gjysmë, do t’i nënshtrohet proceseve të restaurimit dhe konservimit. E ndërtuar nga babai i Sulejman Vokshit, Ali Vokshi, shtëpia 150-vjeçare më pas do të shndërrohet në muze, në kuadër të së cilës do të funksionojë edhe një bibliotekë.
“Organet komunale dhe pronarët e shtëpisë janë marrë vesh që shtëpia e Sulejman Vokshit të shndërrohet në muze, ndërsa brenda saj të themelohet edhe një bibliotekë”, ka bërë të ditur drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Gjakovë, Mon Gojani.
Do të jenë librat që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar ato që do të zënë raftet e kësaj biblioteke. Gojani ka theksuar se që nga viti 2009, shtëpia e Sulejman Vokshit ishte pjesë e projektit të planit të studimit dhe rehabilitimit të integruar të trashëgimisë arkitekturore dhe arkeologjike me veprim të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian.
“Paratë për këtë investim kapital janë siguruar nga Ministria e Kulturës dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet për restaurimit të shtëpisë”, ka thënë të dielën Gojani.
“Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Gjakovë ka bërë incizimin e gjendjes arkitektonike të shtëpisë, para disa javësh”, ka shtuar ai. Sipas Gojanit, shtëpia do të kthehet në pamjen origjinale të saj, ku, përveç kësaj, do të jetë edhe në shërbim të vizitorëve të ndryshëm që kanë dëshirë të njihen me shtëpinë dhe historinë e familjes Vokshi që i ka dhënë personalitete të njohura çështjes kombëtare.
Përveç Sulejman Vokshit, në atë shtëpi ka lindur edhe heroi i luftës së Spanjës Asim Vokshi, pastaj edhe figura të njohura që kanë dalë nga ajo derë, si Dërgut, Sabrije, Beqir, Xhafer Vokshi etj., që kanë dhënë kontribut në çështjen kombëtare.
Shefqet Vokshi, njëri nga familjarët e Sulejman Vokshit, ka shprehur pajtimin unanim të familjes Vokshi sa i përket shndërrimit të shtëpisë në muze.
“Familja Vokshi është pajtuar që kjo shtëpi të shndërrohet në muze dhe të bëhet e vizituar për njerëzit që kanë dëshirë të njihen me historinë e familjes”, ka thënë Shefqet Vokshi.
Sipas projektit, në etazhin e dytë të shtëpisë ku gjenden katër dhoma, parashihet që ato të shndërrohen në bujtina, të cilat do të shërbejnë për vizitorët, ka shtuar Gojani./koha/

Publikuar: 26.04.2010 | 04:15
Lexuar: 4182 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
leonaed (14/12/2011 14:45:37) ajeni mir qka po bani
detari (23/12/2012 16:33:41) Xhafer Vokshi nuk eshte pyetur per kte Problem. Eshte mashtrim i Shefqet Vokshit me disa hajna te Komunes.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime