E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimi u krye nga fizikani i bazës fizike të Baltimores, James Franson, i cili shqyrtoi pse grimcat e dritës të supernovas SN 1987A arrijnë 4.7 orë më vonë se sa pritet.
A ka gabuar Ajnshtajni?


​Në vitin 1905, Albert Ajnshtajni llogariti që shpejtësia e dritës mbetet në një konstante prej 186.282 miljesh në sekondë (299.792 km në sekondë), gjatë udhëtimit nëpër një vakuum.
Përderisa kjo teori ka qenë e pranuar për mbi një shekull, një studim i ri sugjeron disa fakte të diskutueshme, që Ajnshtajni në fakt ishte gabim, dhe se shpejtësia e dritës është më e ngadalshme se sa ne mendojmë.

Studimi u krye nga fizikani i bazës fizike të Baltimores, James Franson, i cili shqyrtoi pse grimcat e dritës të supernovas SN 1987A arrijnë 4.7 orë më vonë se sa pritet.

Sipas Ajnshtajnit, kjo duhet të kishte ndodhur afërsisht tre orë para shpërthimit të dritës optike, dhe që nga ai moment, grimcave u është dashur që të mbajnë ritmin, dhe të dyja të udhëtojnë me shpejtësinë e dritës. Megjithatë, drita optike arriti afërsisht 7.7 orë pas neutroneve, ose përkatësisht 4.7 orë më vonë.

Fizikanët e Universitetit të Maryland-it, besojnë se vonesa mund të ketë ndodhur për shkak se drita ishte ngadalësuar, pasi ajo udhëtoi në sajë të diçkaje të njohur si ‘polarizimi i vakuumit “.

Gjatë këtij fenomeni, fotonet u kthyen në diçka të njohur si ‘pozitrone’ dhe elektronet në një ndarje të dytë, para se të kombinoheshin së bashku përsëri.

Kur ato u ndanë, mekanika kuantike krijoi një potencial gravitacional mes palëve të grimcave “virtuale”.

Nëse fizikani është i saktë, kjo do të thotë që shkencëtarët duhet të rillogarisin çdo gjë nga distanca jonë drejt diellit dhe drejt disa prej objekteve më të largëta të para në galaktika të tjera.

Letra e doktor Fransonit është paraqitur në gazetën e re të fizikanëve dhe aktualisht është duke kaluar nëpër një rishikim të hollësishëm.

Publikuar: 29.06.2014 | 13:33
Lexuar: 1199 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime