E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gruevski do ta kryesojë delegacion qeveritar të përbërë nga zëvendës kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, ministri pa resor i ngarkuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavleski, drejtori i Drejtorisë për Zona të Zhvillimit teknologjik-industrial, Viktor Mizo dhe zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.
Gruevski për vizitë në Japoni, Korenë e Jugut dhe në Kinë






Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski prej sot do të qëndrojë për vizitë disaditëshe në disa vende të kontinentit aziatik, Mbretëria e Japonisë, Republika e Koresë dhe në Republikën Popullore të Kinës.

Gruevski do ta kryesojë delegacion qeveritar të përbërë nga zëvendës kryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, ministri pa resor i ngarkuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavleski, drejtori i Drejtorisë për Zona të Zhvillimit teknologjik-industrial, Viktor Mizo dhe zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në kuadër të vizitës kryeministri dhe delegacioni i Qeverisë do të zhvillojë takime politike me përfaqësues të këtyre vendeve, rajoneve dhe qarqeve, do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalime në forume të biznesit të organizuar nga fajnenshël Tajms për prezantimin e kushteve të volitshme që vendi i mundëson për realizimin e investimeve të huaja, do të realizojnë edhe vizitë në spitale me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në shëndetësi. Delegacioni dhe kryeministri Gruevski do të kenë takime edhe me ekipet e menaxhimit të kompanive që janë të interesuar për të investuar në Maqedoni apo kanë marrë vendime për investime, si dhe me përfaqësues të subjekteve ekonomike, me të cilat vendi ynë realizon bashkëpunim.

Publikuar: 30.06.2014 | 12:06
Lexuar: 438 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime