E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Duhet t'i ngadalësojmë ndryshimet klimaterike menjëherë të veprojmë. Megjithatë zbutja dhe masat nuk janë të mjaftueshme që të pengohen të gjitha efektet, përveç zbutjeve duhet edhe të përshtatemi", theksoi Orav.
Konferencë rajonale për adaptimin e ndryshimeve klimaterike


Ngritja e njohurive për adaptimin e sektorëve më të prekur drejt ndryshimeve klimaterike, këmbimi i përvojave midis vendeve të rajonit nga rrejti EKRAN me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe qasjes drejt aksioneve të ardhshme dhe intervenimeve të cilat do të mundësojnë sisteme klimaterike më rezistuese, janë pjesë e qëllimeve të konferencës dyditore rajonale për adaptimin e ndryshimeve klimaterike e cila filloi sot në Shkup.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi përkujtoi se rreziqe kryesore për rajonin, sipas raportit të fundit në panelin ndërqeveritar për ndryshimet klimaterike janë humbjet e rritura të njerëzve si dhe humbjet ekonomike.

"Humbjet e këtilla janë pasojë e vërshimeve dhe derdhjes së lumenjve, rritjes së ndikimeve negative mbi shëndetin dhe aftësisë punuese të njerëzve për shkak të valës ekstreme të nxehtë. Ndikimet negative të prurjeve, cilësia e ajrit dhe ndikime të tjera e konfirmojnë prekshmërinë e rajonit tonë mbi ndryshimet klimaterike dhe e afirmon nevojën për veprim të përbashkët drejt arritjes së qëllimit të KB-së për rritjen e temperaturës prej 2 gradë deri në fund të shekullit", theksoi Izrairi.
Konferencë rajonale për adaptimin e ndryshimeve klimaterike

Sipas euroambasadorit Aivo Orav, ndotja, ngrohja globale, zhdukja e llojeve bimore dhe shtazore, humbja e jetës së njerëzve janë pjesë e pasojave të ndryshimeve klimaterike për të cilat duhet vepruar në mënyrë serioze drejt zgjidhjes së tyre.

"Duhet t'i ngadalësojmë ndryshimet klimaterike menjëherë të veprojmë. Megjithatë zbutja dhe masat nuk janë të mjaftueshme që të pengohen të gjitha efektet, përveç zbutjeve duhet edhe të përshtatemi", theksoi Orav.

Në këtë drejtim, shtoi, se janë të nevojshme strategji adaptuese të të gjitha niveleve të administratës, si në nivelin lokal dhe nacional ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar. Tha se për shkak dallimit dhe natyrës së ndikimeve klimaterike në rajonet në Evropë, shumica e nismave adaptive duhet të ndërmerren në nivel lokal.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përkujtoi se Qyteti i Shkupit është pjesë e kartës së BE-së ku 6.000 kryetarë komunash në vitin 2009 nënshkruan kartën me të cilën duhet të tejkalohen qëllimet e vendosura nga BE-ja për vitin 2020 për uljen e emisioneve të dioksid karbonit për të paktën 20 për qind.

Shtoi se në bazë të këtij studimi qyteti ka realizuar më shumë aktivitete siç janë zyra për menaxhim me energji dhe info qendra për efikasitet energjetik, programi i përgatitur për efikasitet energjetik për periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2015, projektet për rikonstruimin e shkollave të mesme në kompetencë të Shkupit...
Konferencë rajonale për adaptimin e ndryshimeve klimaterike
Konferencë rajonale për adaptimin e ndryshimeve klimaterike

Publikuar: 02.07.2014 | 19:27
Lexuar: 892 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime