E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij, nuk janë bërë analiza të sakta, por vitet e të fundit ka rritje të karcinomit në lukth.
Aparat i mirë për diagnostifikimin preciz të heliobakterit pilori










Një aparat i ri i sofistifikuar për analizat për bakterin heliobakter pilori, që konsiderohet si shkaktar i kancerit në lukth, mori Klinika universitare për Gastroenterohepatologji në Shkup. Vlera e aparatit është tre milionë denarë.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili sot me këtë rast e vizitoi Klinikën, theksoi se bëhet fjalë për bakter i cili paraqitet te një numër i madh i popullsisë. Në korniza botërore diku është rreth 50 për qind të popullsisë, ndërsa në Maqedoni është mbi këtë vlerë, ndërsa analizat për bakterin duhet të bëhen më shpesh.

Diagnostika në Maqedoni, shtoi, zakonisht gjithçka bënte përmes gjakut, ndonjëherë me metoda edhe më invazive si gastroskopia, por ato janë ose metoda invazive apo me nivel më të ulët të saktësisë. Saktësia e analizave përmes gjakut, tha Todorov, është diku deri në 60 për qind, ndërsa me këtë aparat saktësia është prej 95 deri në 98 për qind.

"Presim ky aparat të ketë zbatim serioz në Klinikë, duke e pasur parasysh numrin e pacientëve të cilëve u nevojitet kjo diagnostikë. Presim pas vënies së aparatit në sistem, një aparat të këtillë të furnizojmë edhe për qendrat e tjera shëndetësore në vend pasi që ai nuk mund t'i mbulojë të gjitha nevojat për analiza të këtilla", tha Todorov.

Analiza me këtë aparat do të bëhet pasi të diagnostifikohet prania e bakterit me metoda të tjera dhe pasi të jepet terapi, me qëllim që të përcaktohet nëse terapia ka qenë e suksesshme.

Drejtori i Klinikës për Gastroenterohepatologji prof.dr. Nenad Joksimoviq theksoi se aparati i ri do të mundësojë nivel më të lartë të punës së Klinikës për diagnostifikimin e këtij lloji të të sëmurëve si dhe për ndjekjen e tyre pas zbatimit të terapisë.

Sipas tij, nuk janë bërë analiza të sakta, por vitet e të fundit ka rritje të karcinomit në lukth.

Heliobakteria pilori është bakter, i cili kryesisht përcillet përmes gojës, gjegjësisht nëpërmjet rrugës fekalo-orale të kontaminimit. Mund të bartet përmes dikujt që tashmë është i infektuar, përmes duarve të papastra dhe ushqimit të papërgatitur mirë, konsumit të ushqimit apo pijeve nga gota e njëjtë, gjegjësisht pjatat... Duart e pastra janë parandalim i mirë.

Publikuar: 06.07.2014 | 19:06
Lexuar: 774 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime