E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ballafaqimi Holandë-Argjentinë, zhvillohet nesërnë orën 22.00, e cila sjellë emocione të mëdha anekënd botës. Një sfidë që cilësohet me të drejtë finale para finales.
Kuyt: Objektivi ynë ta mundim Argjentinën













Holanda apo Argjentina do të rrugëtojnë për në finalen e Kampionatit Botëror! Futbollistët të përgatitur qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. Të gjithë janë të vetëdijshëm se gabimet qoftë edhe më i vogli nuk do të falet.

Holanda e mobilizuar që për herë të parë në histori ta fitojë Kupën e Botës. Në radhë të parë, synon ta eliminojë Argjentinën, pastaj të bëjë një plan të fortë për të fituar Kupën. Argjentina ka individë të hatashëm.

Lionel Messi është sulmuesi më i mirë në botë që të ndëshkon nga të gjitha pozicionet. Këtë fakt e kanë parasysh holandezët dhe planifikojnë që të mbajnë të “izoluar” në çdo cep të fushës. Në stadiumin “Arene de Sao Paolo”, nesër në orën 22.00, do të jetë atmosferë e zjarrtë ku shumica në stadium do të jenë argjentinas! Sulmuesi veteran i Holandës, Dirk Kuyt, shpreh optimizmin se do ta rrëzojnë Argjentinën e Lionel Messit dhe sipas tij, është koha ta fitojnë kampionatin!

“Jemi një skuadër e bashkuar dhe të gjithë ndajmë një objektiv të përbashkët: të fitojmë Kampionatin Botëror”, tha ai. Kuyt tha se në fillim të kësaj ngjarje më të madhe botërore, askush nuk ua kishte besën se do të depërtojnë aq lartë! “Në prag të fillimit të kampionatit pakkush besonte se ne mund të ishim sot në luftë për të prerë një biletë për finalen e Kupës së Botës.

Jemi një skuadër e re dhe shumë ambicioze. Jam i bindur se, nëse prodhojmë të njëjtin futboll që kemi bërë deri më tani, mund të fitojmë. Argjentina? Ndryshe nga vitet e fundit Argjentina po tregon se është një skuadër tepër e konsoliduar dhe s’duhet të harrojmë që në organikë ka një futbollist si Messi, i cili bën diferencën. Gjithsesi objektivi ynë është t’i mundim”, thotë Kuyt.

“Gauxhosët” janë të papërshtatshëm për holandezët mbase kanë edhe një përparësi sado kudo të vogël, sepse luajnë në Brazil në një vend ku i përshtatet edhe klima përdallim nga “Tulipanët” që kanë vështirësi të adaptohen.

Publikuar: 08.07.2014 | 19:46
Lexuar: 637 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime