E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në promovimin e laboratorit morën pjesë edhe ministri dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe Spiro Ristovski dhe dekani i FSHIIK, Dimitar Trajanov.
Në FSHIIK laborator i ri për klaud kompjuting


Studentët e Fakultetit për Shkenca të Informatikës dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK) morën laborator të ri për klaud kompjuting, me pajisje në të cilën Qeveria investoi nëntë milionë e 300 mijë denarë.

"Me pajisjen e re studentët do të mund t'i zhvillojnë njohuritë e tyre për krijimin e klaud kompjuting dhe t'i kryejnë të gjitha proceset në lidhje me këtë", deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski pas promovimit të laboratorit.

Sipas Gruevskit, pajisjet studentëve do t'u ndihmojnë edhe gjatë krijimit të punimeve të magjistraturës dhe të doktoraturës, ndërsa në të ardhmen parashihet edhe bashkëpunim me industrinë në kontrollin e punëve të ndryshme eksperimentale të lidhura me klaud kompjuting. "Ndoshta më tej edhe për shërbime të tjera prej të cilave fakulteti do të ketë të ardhura, me të cilat do ta mirëmbajë pajisjen dhe do të mund të furnizojë pajisje shtesë", tha Gruevski.

Pajisja e re, theksoi kryeministri, është pjesë e projektit për furnizimin e rreth 90 laboratorëve të cilat janë në funksion të fakulteteve në vend.

Në promovimin e laboratorit morën pjesë edhe ministri dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe Spiro Ristovski dhe dekani i FSHIIK, Dimitar Trajanov.

Publikuar: 10.07.2014 | 16:17
Lexuar: 944 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime