E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja shqiptare nga Presheva ka lansuar këngën “Chandelier", të Sias, e cila është në maje të top-listave botërore
Donika Nuhiu, talentja shqiptare që mahnitë me zërin e saj (VIDEO)












Këngëtarja e re Donika Nuhiu, është nga të vetmet këngëtare shqiptare që ka filluar karrierën e saj muzikore në rrjetin social Youtube, përmes lansimit të cover-ave të ndryshëm.

Këngëtarje e re nga Presheva, ka realizuar kohëve të fundit edhe "Chandelier", këngën sfiduese të Sias, e cila është në maje të top-listave botërore.

Përveç kësaj, ajo ka realizuar edhe këngë tjera si "Make you feel my love" e Bob Dylan, "Believe" e Cher, këngë shqipe si "Refuzoj", ndërsa kanali i saj në Youtube tërheq mbi 300,000 shikues!

Youtube ka qenë fillimi i karierës së shumë këngëtarëve botërorë, si Justin Bieber, Carly Rae Jepsen, Soulja Boy, Austin Mahone, etj. Edhe pse kjo praktikë nuk është ende i pranishe në trojet shqiptare, Donika është ndër të parat e cila filloi karrierën kështu, duke afruar shumë adhurues nga vendet shqip-folëse, diaspora shqiptare dhe audienca ndërkombëtare.

Ajo, edhe pse e re në syrin e gjerë të publikut shqiptar, është ndër të parat këngëtare nga Lugina e Preshevës. Këtë vit, përveç angazhimeve me konkurse të ndryshme në televizionet kombëtare shqiptare, Donika shoqëroi edhe Alban Skënderajn në koncertin e tij, të mbajtur në Preshevë.


Publikuar: 10.07.2014 | 18:56
Lexuar: 962 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime