E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Ademi informoi se për afatin e provimeve të qershorit janë paraqitur 18.370 kandidatë.
Nota mesatare nga matura shtetërore 3,11







Nota mesatare që e kanë arritur maturantët gjatë dhënies së maturës shtetërore këtë vit është 3,11, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

Të gjithë nxënësit do të mund t'i shohin rezultatet e tabelave të shpalljes në shkollat, si dhe në ueb faqen matura.gov.mk. Kandidatët e pakënaqur kanë mundësi nesër dhe pasnesër të dërgojnë ankesa deri te Qendra shtetërore e provimeve.

Ministri Ademi informoi se për afatin e provimeve të qershorit janë paraqitur 18.370 kandidatë.

"Nota mesatare në gjuhën amë dhe letërsi (maqedonisht, shqip dhe turqisht) është 2,99, ndërsa gjithsej janë testuar 17.560 kanidatë. Arritjet mesatare në matematikë, nivel fillestar arrijnë 3,04, njeljtë sikur edhe arritjet në lëndën matematikë, nivel i avancuar", tha Ademi.

Në lëndën matematikë këtë vit ka rritje të numrit të kandidatëve të paraqitur. Matematikën, nivelin fillestar, këtë vit e kanë dhënë 2,345 kandidatë, për dallim nga viti i kaluar kur kanë dhënë provimin 2,142 kandidatë. Këtë vit matematikën, niveli i avancuar, e kanë dhënë 25 kandidatë, ndërsa vitin e kaluar vetëm 12 nxënës.

"Për gjuhë të huaj kanë hyrë në provim 16,575 kandidatë dhe është arritur sukses mesatar nga 3,43. 4.801 kandidatë kanë dhënë provimin në filozofi, ndërsa vlerësimi mesatar është 3,98. Lëndën estetikë e kanë dhënë 150 kandidatë, ndërsa kanë arritur sukses prej 3,82. Lëndën kimi e kanë dhënë 365 kandidatë dhe kanë arritur sukses mesatar prej 3,36. Gjithsej 3.106 kandidatë kanë dhënë provimin për biologji dhe kanë arritur sukses prej 3,42", tha Ademi.

Njëqind e tridhjetë e një kandidatë kanë dhënë provimin në fizikë, ndërsa është arritur mesatare prej 3,68. Historinë e kanë dhënë 2.657 kandidatë, ndërsa mesatarja e arritur është 2,99.

Ministri Ademi informoi se këtë vit për herë të parë maturantëve u është ofruar edhe lënda biznes, të cilin e kanë dhënë 4.850 kandidatë, ndërsa vlerësimi mesatar është 3,27. Kjo, siç theksoi çon në interes të madh për këtë tematikë.

Këtë vit procesi, siç tha, është zbatuar në rendin më të mirë, ndërsa e kanë përcjellur rreth dy mijë testues të trajnuar, arsimtarë, 500 vlerësues, 24 koordinatorë lokalë dhe anëtarë të komisioneve për negociata, si dhe 200 vëzhgues të autorizuar.

Dhënia e provimit të maturës shtetërore në Maqedoni realizohet nga viti shkollor 2007/2008.

Sesioni i ardhshëm i provimeve për maturantët është në gusht. Më 11 gusht jepet provimi në gjuhë dhe letërsi, më 13 gusht gjuhë të huaj, më 14 gusht matematikë, estetikë dhe filozofi, ndërsa më 16 gusht jepet provimi në biologji, kimi, fizikë, histori dhe biznes.

Publikuar: 15.07.2014 | 15:08
Lexuar: 982 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime