E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Policia ka kryer ekpertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e aksidentit.
Aksident trafiku në Kamjan, lëndohet 3 vjeçari bashkë me babain








Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.30 në fshatin Kamenjan të komunës së Bogovinës është lënduar rëndë një fëmijë 3 vjeçar bashkë me babain e tij.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së veturave Opel dhe Lada Niva.

Sipas dëshimtarëve fëmiu 3 vjeçar dhe babai i lënduar janë nga fshati Orviç.

Nga spitali Klinik i Tetovës për TetovaSot thanë se në orën 22:00 kanë pranuar babain bashkë me fëmiun 3 vjeçar të lënduar ku më pas janë transferuar në Spitalin Klinik në Shkup, ku bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka kryer ekpertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e aksidentit.

Publikuar: 16.07.2014 | 11:38
Lexuar: 641 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime