E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një nga shtetet më të vogla në botë dhe Republika më e vjetër ekzistuese, u themelua nga Shën Marinus i Arbas.
“Shqiptari” që themeloi Republikën e San Marinos














Ai ishte një gurgdhendës nga ishulli Rab (Arb, Arban), fshati Lopë, i Ilirisë, sot shumë pranë Kroacisë.

Shën Marinusi ishte i pakënaqur nga autoriteti papnor dhe shkoi në Monte Titano për të jetuar në vetmi.

Pronari i zonës, një njeri i pasur nga Rimini, i dhuroi tokën komunitetit të vogël të malit Titano, i cili bëri thirrje në kujtim të themeluesit ta quaj “Toka e Shën Marinos”.

Sipas legjendës, Marinus vdiq në dimrin e vitit 366 dhe fjalët e tij të fundit ishin: “Relinquo vos liberos ab utroque homine” (Ju lë të lirë nga të dy burrat), Perandori dhe Papa, që u bë dhe frymëzimi i Republikës.

Republika e San Marinos e njohur edhe si Republika e Qetë e San Marinos (italisht: Repubblica di San Marino, Serenissima Repubblica di San Marino) është një shtet në pjesën jugore të Evropës. Është plotësisht i rrethuar nga Italia.

Republika buzë Adriatikut, në të cilën ndodhet kalaja “La Guaita”, është një ndër republikat më të vjetra të rruzullit, me një histori të lashtë. San Marino është qytet-shtet, që përbëhet nga nëntë vendbanime (njësi administrative), me popullsi rreth 30 mijë banorë dhe një sipërfaqe prej 61 km katrorësh.

Publikuar: 17.07.2014 | 13:58
Lexuar: 641 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime