E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Isa falënderoi të gjithë deputetët për votën e tyre dhe tha se së bashku do të punojnë që çështjet me interes t`i qojnë përpara, madje ai përmendi edhe luftimin e krimit, korrupsionit etj.
Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës
Mustafa: Do të punoj në interes të të gjithëve

Kryetari sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa me të marrë postin deklaroi se do të punojë në interes të të gjithëve duke filluar nga deputetët pa dallime partiake, në interes të minoriteteve e që të gjitha këto sipas tij janë në interes të popullit të vendit.

Isa falënderoi të gjithë deputetët për votën e tyre dhe tha se së bashku do të punojnë që çështjet me interes t`i qojnë përpara, madje ai përmendi edhe luftimin e krimit, korrupsionit etj.

Mustafa në vendin e kryeparlamentarit deklaroi se do ta caktojë rendin tjetër të seancës dhe përmbylli atë konstituive.

Votohet Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit

Me 65 vota pro dhe 18 abstenim, Isa Mustafa është emëruar kryetar i Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm në sallë ishin 82 deputetë, ndërkaq mungonin ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërkaq për nënkryetar Koalicioni opozitarë kërkoi që ta bëjë seancën e radhës, ndërkaq VV-ja propozoi për nënkryetar Glauk Konjufcën.

Brovina zëvendësohet nga Milka Vulliq

Milka Vulliq, tashmë po e udhëheqë seancën, ndërkaq po e zëvendëson Flora Brovinën e cila edhe e deklaroi më herët të mbyllur këtë seancë.

Teuta Rugova vazhdon seancën

Anëtarja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova po vazhdon seancën, ku të pranishëm janë 82 deputetë. Ku u votua edhe ndryshimi i kryesueses për udhëheqje të seancës.

Kthehen deputetet e LDK-AAK, VV dhe Nisma , Teuta zë vendin e kryesueses

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën, Vetëvendosjes dhe disa deputet të minoriteteve janë kthyer përsëri në seancë, pasi doli PDK-ja.

Brovina: Përfundoi seanca për sot

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka përmbyllur seancën e sotme në mungesë kuorumi dhe sipas saj, për seancën tjetër do t`i lajmërojë me kohë dhe me shkrim të gjithë deputetët.

Ndërkaq PDK ka propozuar Agim Aliun për Kryetar të Parlamentit, ish-kryetarin e Ferizajt, ndërkohë që LDK-AAK-Nisma ka propozuar Isa Mustafën. Vetevendosje, nderkaq, nuk ka propozim.

PDK propozon Agim Aliun për kryeparlamentar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka propozuar për kryeparlamentar Agim Aliun, mirëpo me mbarëvajtjen e seancës nuk po pajtohen partitë tjera.

Ndërkaq deputetët e koalicionit opozitarë dhe Vetëvendosjes kanë lëshuar sallën në mënyrë demonstrative.

​Në Kuvend peticion për shkarkimin e kryesueses

​Deputetët e LDK-së, AAK-së, NISMA-së dhe ata të Vetëvendosjes kanë filluar të nënshkruajnë një dokument, peticion, për shkarkimin e kryesueses, Flora Brovina.

Ndërsa, deputeti Armend Zemaj po mundohet ti bind edhe deputetët e minoriteteve që ta nënshkruajnë edhe

Bllokohet puna në Kuvendin e Kosovës

Është rikthyer në sallë për ta udhëhequr seancën, Flora Brovina e cila sërish po kërkon pauzë dhe konsultime, megjithatë deputetët e opozitës nuk po largohen nga salla. Vjosa Osmani e LDK-së, po i kërkon asaj që të largohet nga ulësja dhe të vij dikush tjetër për udhëheqje.

“Nuk e kam dëshiruar këtë pozitë”, thotë Brovina duke debatuar me Vjosa Osmanin. “Dua patjetër pauzë. Pauzë deri në ora 1:00”, ka thënë ajo.

Teuta Rugova merr kryesimin e seancës

Teuta Rugova, si deputetja më e re, e ka zënë vendin e Flora Brovinës dhe e ka ftuar deputetin më të vjetër që ta merr vendin e kryesues së deritashme.

Brovina jep sërish pauzë, nuk arrinë të menaxhojë seancën

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, po kërkon pauzë dhe mirëkuptim nga deputetët për pak minuta, sepse siç thotë po i duhet konsultime se si të menaxhohet situata në Kuvend.

Aktualisht vetëm deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Madje Hajredin Kuçi paralajmëroi se këtë situatë do ta drejtojnë në Kushtetuese.

Miratohet raporti i komisionit dhe u betuan deputetët

Seanca ka rifilluar me Memli Krasniqi,i cili në emër të komisionit verifikues të deputetëve ka prezantuar raportin e këtij komisioni i cili u votua nga deputetët.

Kjo mbase nga frika se në ato vende mund të ulen deputetët e LDK-AAK-NISMA, që sipas vendimit të kryesisë u takojnë pikërisht këtij grupi.

Ndërkohë u betuan 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane. Betohem”, është betimi që dhanë deputetët.

Flora Brovina fillon seancën me komisionin e verifikimit

Kryesuesja e seancës, Flora Brovina ka filluar seancën për verifikimin e mandateve, ndërkohë, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tentoi të marr fjalën por një gjë e tillë nuk iu lejua.

Tashmë kanë filluar propozimet për anëtar të komisionit.

PDK në mes, LDK, AAK, NISMA e VV në vendet e opozitës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është ulur afër Isa Mustafës, ku kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar.

Për momentin, deputetët e VV, tashmë po i zënë vendet e tyre në vendin ku kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar.

Edhe disa deputetët e LDK-së janë ulur në vendin ku ulet opozita. Kurse, ata të PDK-së janë ulur në mes.

Tashmë ka ardhur edhe Hashim Thaçi që është ulur në mes, kurse në sallë është edhe Fatmir Limaj.

Deputetët e LDK-së ulen në vendin e vjetër

Edhe disa deputetët e LDK-së janë ulur në vendin ku ulet opozita. Kurse, ata të PDK-së janë ulur në mes.

Në vendin e opozitës po shihet edhe Isa Mustafa.

Deputetet e PDK-së ulen në mes të sallës

Një pjesë e deputetëve të PDK-së, janë ulur në mes të sallës, aty ku është vendi për shumicën.

Shumica e deputetëve tashmë kanë hyrë brenda ndërtesës së Kuvendit, ndërkohë që gazetarët nuk kanë qasje në brendësi të sallës.

Aty u pa edhe ambasadorja amerikane në Kosovë. Kurse, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti kanë hyrë rreth orës 8:30, ku po vazhdojnë konsultimet e fundit rreth marrëveshjes.

Po ashtu, edhe grupi parlamentar i PDK-së ka filluar mbledhjen, ku pritet ta zyrtarizojë Arsim Bajramin, kandidat për kryetar të kuvendit. (rtk)

Publikuar: 17.07.2014 | 14:11
Lexuar: 842 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime