E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përpos materialeve të shumta, ky libër ka për qellim edhe ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës shqiptare.
Promovohet “Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi 3”













Shoqata e Shkrimtarëve dhe e Artistëve Shqiptarë “Papa Klemendi i XI-Albani” i Suedisë ka promovuar në Kullën e Bajraktarit (familjes Geci) në Llaushë të Skenderajt librin “Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi 3”.

Pjesëmarrësit në promovim, shkrimtarë, publicistë dhe artistë vlerësuan se libri flet me gjuhën e dokumenteve origjinale të aktiviteteve të zhvilluara në mërgatën shqiptare në këtë shtet skandinav. Përpos materialeve të shumta, ky libër ka për qellim edhe ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës shqiptare.

Prof. dr. Mehmet Rukiqi, më tepër foli për familjen Bajraktari në Llaushë, e cila siç tha ai që nga vitit 1878 ishte në ballë të aksioneve dhe përpjekjeve për çlirim kombëtar, ndërsa Zekë Murseli, dramaturg, tha se libri është promovim vlerash që janë të rëndësishme për kulturën dhe veprimtarinë e krijuesve edhe në mërgatën shqiptare.
“Ajo që të bie në sy është se është punuar në grupe rreth botimit të këtij libri, do të thotë jashtë ndikimeve politike.

Po ashtu, në këtë libër shihet se mërgata shqiptare nuk kurseu asgjë për të dhënë kontributin e saj për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kjo e pasuron kulturën tonë në përgjithësi”, tha Murseli.

Fadil Geci tha se ky libër është vazhdimësi e librave të thesarit kombëtar që i kushtohet kontributit, angazhimit, veprimtarisë e sakrificës së bashkatdhetarëve tanë anekënd botës, që vunë gurë në themelet e pavarësisë së Kosovës dhe për të realizuar këtë janë përfshirë shumë vende, aktivitete, veprimtarë e aktivistë, qindra dokumente.

Publikuar: 20.07.2014 | 17:58
Lexuar: 1028 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime