E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një klip të shkurtë, që paralajmëron trilerin e filmit.
Beyonce i bashkohet Ritës në filmin erotik












Përveç këndimit në të cilin ka arritur majat, ajo po dëshiron të provojë veten edhe si aktore.

Është kjo këngëtarja seksi, Beyonce, e cila në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ka paralajmëruar trilerin e filmit në të cilin ajo merr pjesë.

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një klip të shkurtë, që paralajmëron trilerin e filmit.

Në përpunimin e novelës ’50 Shades of Grey’ për ekranin e madh, që do të mbajë të njëjtin emër janë duke u bërë regjistrimet e fundit.

Traileri zyrtar do të lançohet me 24 korrik, ndërsa filmi do të shfaqet për publik më 14 shkurt 2015.

Se çfarë përmban filmi nuk e dimë, por deri më tash në klipin e Beyonce, po e shohim krye personazhin Cristian Grey duke shikuar nga dritarja e zyrës, një femër duke ngrehur lartë fustanin dhe po, frymëmarrjen e thellë të Beyonces.

Novela e erotike E. L. James, që është bërë fenomen në mbarë botën, pritet të ketë të njëjtin sukses dhe në adoptimin për film.

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, është pjesë e këtij filmi, ku do të ketë rolin e motrës së Anastasias, që është e dashura e Greyt.

Publikuar: 21.07.2014 | 15:23
Lexuar: 752 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime