E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kerol Kaskaviqi është 17 vjeç dhe hap ekspozitën e parë në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura me 47 vizatime dhe piktura dhe 55 fotografi. Këto janë punët e tri viteve të fundit, e mes tyre nuk mund të mungonte dhe puna e saj e parë si simbolikë e pikëtakimit të saj me pikturën.
Akuareli i Kerol  Kaskaviqit në Galerinë e Arteve në Tiranë












Pasioni për pikturën e ka ndjekur që kur ishte 3 vjeç. Sot Kerol Kaskaviqi është 17 vjeç dhe hap ekspozitën e parë në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura me 47 vizatime dhe piktura dhe 55 fotografi.

Këto janë punët e tri viteve të fundit, e mes tyre nuk mund të mungonte dhe puna e saj e parë si simbolikë e pikëtakimit të saj me pikturën. Në ekspozitën e Kaskaviqit eksplorohet e gjithë bota e saj. Teknikat që përdor janë të ndryshme: akuarel, vaj dhe akrilik, karbon, bojë kine (me pene), madje edhe me stilolaps.

Kerol nuk ka ndjekur “Liceun artistik”. Ajo ka ndjekur gjimnazin dhe në kohën e lirë i është dedikuar pasionit për pikturën. Me sa duket piktura do të mbetet pasion sepse për profesion ka zgjedhur arkitekturën. Së fundmi ajo ka fituar një bursë studimi për arkitekturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pasioni më ka ndjekur gjithmonë, kam punuar në mënyrë të vazhdueshme. Një prej punimeve në ekspozite është që prej vitit 2000, kur unë kam qenë 3 vjeç.

Para tre vjetësh vendosa se dua të ndjek arkitekturën, si babai im. Në atë kohë fillova të angazhohem më seriozisht në pikturë. U mora kryesisht me akuarel nën ndjekjen e Majlinda Agollit. Vitin e fundit, vit në të cilin hodha dhe idenë për të hapur ekspozitën, kam punuar me mësuesen e Liceut Artistik, Blegina Hasko. “- shprehet 17 vjeçarja.
Teknika e akuarelit është mbizotërues në punët e saj, sepse siç thotë ajo është më sfidues dhe nuk të jep mundësi për korrigjim.

Përsa i përket tematikës natyra është ajo ç’ka frymon punët e saj. Dhe kjo e ka një arsye. “Më pëlqejnë peizazhet romantike, duke qenë se natyra ime është e tillë, ndaj vizatimet e mia përcjellin këtë pjesë timen. Por krenaria ime është e vetmja pikture në vaj, ndoshta sepse është e fundit që ka përfunduar. E veçanta e saj është se është telajoja e parë të cilin peneli im me ngjyra vaji ka prekur.”

Përsa i përket fotografisë edhe ajo ka tematika nga natyra, pamje të qeta, kontraste të thella dhe ngjyra të ngrohta. Por mes 55 fotografive dallohen dhe portrete njerëzore, ndër të cilat dhe autoportrete.

Publikuar: 24.07.2014 | 05:26
Lexuar: 2152 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime