E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilli organizativ i protestave paqësore lidhur me rastin ‘Monstra’, njofton se anulohet protesta e paraparë për ditën e nesërme.
Anulohet protesta për ditën e nesërme













‘Përkrahja juaj në këto protesta për rastin e montuar politik “Monstra” , është zbutje e madhe e dhimbjes sonë familjare.

Posaqërisht , duke e pasur parasysh që në këto ditë të Ramazanit, ju keni qenë në anën e drejtësisë dhe na keni përkrahur pa rezerve, duke sakrifikuar nga koha juaj e çmuar”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

‘Duke e pasur parasysh që jemi në prag të Fitër Bajramit, jemi të vetëdijshëm që këto ditë nga qytetarët më shumë do të frekuentohet Çarshia e Shkupit dhe Mavrovasja dhe se në këto festa ndrrmarrjet e ndryshme shqiptare presin që të përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale.

Prandaj , në emër të gjithë familjarëve, ne Këshilli Organizativ Koordinues, në shenjë respekti ndaj kësaj feste të madhe,kemi vendosur që këtë të premte të mos dalim në protesta, dhe i ftojmë qytetarët shqiptarë që këto ditë t’ia përkushtojnë festës së Fitër Bajramit”, theksojnë nga Këshilli Organizativ, sipas të cilëve protestat paqësore do të vazhdojnë nga java e ardhshme.

Publikuar: 24.07.2014 | 15:34
Lexuar: 567 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime