E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Të drejtat humane dhe qytetërimi evropian”, të organizuar nga Instituti i drejtësisë i Universitetit “Aldo Moro”, Bari-Itali
USHT-ja mer pjesë në konferencën ndërkombëtare në Bari-Itali














Me ftesë të Universitetit “Aldo Moro” të Barit, Itali, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar të USHT-së, Prof. Dr. Arbër Çeliku, nga data 9 deri më 11 gusht mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Të drejtat humane dhe qytetërimi evropian”, të organizuar nga Instituti i drejtësisë i këtij universiteti, i udhëhequr nga Prof. Avv. Natasha Shehu, profesoreshë në Universitetin e Barit dhe avokatja e parë me origjinë shqiptare në Unionin Evropian.

Në këtë konferencë, prorektori Çeliku, përpara profesorëve dhe studentëve të këtij Universiteti, referoi me temën: “E drejta e gjuhës amtare shqipe si një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut në aplikimin e legjislacionit të Republikës së Maqedonisë”, e cila u mirëprit nga auditori i gjerë i Universitetit të Barit.

Me këtë rast, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku, u prit në një takim pune edhe nga Rektori i Universitetit “Aldo Moro” të Barit, Prof. Dr. Antonio Felice Uriccio dhe stafi udhëheqës i Universitetit të Barit, me ç’rast, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ata diskutuan për mundësitë e shumta të bashkëpunimit midis Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit “Aldo Moro” të Barit, i cili në ranglistën botërore të Shangait radhitet ndër 400 universitetet më të mira në botë.

Të njëjtën ditë, pasi udhëheqësia e Universitetit të Barit, u njoftua hollësisht rreth historikut dhe progresit intensiv të USHT-së, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit midis të dy universiteteve, i cili konsiston në këmbimin e studentëve dhe stafit akademik të të dyja universiteteve, në krijimin e programeve të përbashkëta në nivelin bachelor, master dhe të doktoratave, në organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, dhe kështu me radhë.

Përveç tjerash, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmueshëm shkencor dhe arsimor, Prorektori Çeliku u shpall anëtar nderi i Institutit të jurisprudencës të Universitetit të Barit, kurse mirënjohja iu dha në mënyrë solemne nga drejtoresha e institutit, Prof. Avv. Natasha Shehu.
USHT-ja mer pjesë në konferencën ndërkombëtare në Bari-Itali
USHT-ja mer pjesë në konferencën ndërkombëtare në Bari-Itali
USHT-ja mer pjesë në konferencën ndërkombëtare në Bari-Itali

Publikuar: 08.08.2014 | 18:11
Lexuar: 1205 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime