E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në motivacionin e dekorimit theksohet se Nexhmije Pagarusha ka qënë e përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, "duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore".



"Bilbili i Kosovës", Nexhmie Pagarusha, në 77 vjetorin e lindjes, u dekorua sot nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me titullin "Artiste e Merituar" për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë në kultivimin e muzikës dhe këngës shqipe, teatrit dhe filmit.

Presidenti kosovar Sejdiu në ceremoninë e organizuar me këtë rast tha se "kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar, është i një rëndësie të jashtëzakonshme".

Në motivacionin e dekorimit theksohet se Nexhmije Pagarusha ka qënë e përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, "duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore".

"Nexhmije Pagarusha është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim për brezat krijues dhe interpretues të artistëve", theksohet më tej në këtë motivacion.

Publikuar: 04.05.2010 | 12:23
Lexuar: 1741 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime