E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të hënën, zyra meteorologjike e Islandës tha se niveli i rrezikut për industrinë ajrore është rritur në ngjyrën portokalli, e dyta mes niveleve më të larta.
Islandë, evakuohet zona pranë vullkanit
Mundësia e riaktivizimit të vullkanit Bardarbunga në Islandë ka detyruar autoritetet vendase të evakuojnë personat të cilët ndodheshin në zonën pranë vullkanit.

Vullkani Bardarbunga ndodhet rreth 300 kilometra nga kryeqyteti Reikjavik, përreth tij nuk ka banorë të përhershëm, por ai ndodhet në një park kombëtar të populluar me turistë.

Masat u morën pasi gjeologët thanë se janë regjistruar rreth 300 tërmete në atë zonë që prej mesnatës së të martës.

Vullkani Ejafjallajokull u aktivizua në vitin 2010, duke prodhuar re hiri që çoroditën hapësirën ajrore evropiane. Sistemi vullkanik Bardarbunga ndodhet në rajonin veri-perëndimor të akullnajës Vatnajokull të Islandës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile tha se vendimi për të evakuuar më shumë se 300 persona u mor si një masë parandaluese.

Të hënën, zyra meteorologjike e Islandës tha se niveli i rrezikut për industrinë ajrore është rritur në ngjyrën portokalli, e dyta mes niveleve më të larta.

Sa i përket industrisë ajrore, ngjyrat përdoren për të treguar nivelin e rrezikut që përbën vullkani për fluturimet. Ngjyra portokalli tregon se vullkani po tregon lëvizje të përshkallëzuar me një potencial në rritje shpërthimi, ose po shpërthen pa lëshuar re të mëdha hiri.

Ndërsa alarmi i kuq tregon se shpërthimi është i pashmangshëm, me emetime intensive hiri vullkanik në atmosferë.

Autoritetet thonë se çdo shpërthim i mundshëm i vullkanit, i cili vepron në një kapak akulli mund të shoqërohet me përmbytje të zonave në veri të akullnajave.

Publikuar: 21.08.2014 | 13:22
Lexuar: 1065 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime