E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Megjithatë, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se futbollisti argjentinas, Angel Di Maria ka bërë një kërkesë zyrtare për t'u transferuar në një klub tjetër.
A e shqetëson Realin çështja e Di Marias?





Real Madridi është prej skuadrave që ka bërë tri përforcime të qëlluara në afatin kalimtar të verës, si me portierin Keylor Navas dhe futbollistët Toni Kroos e James Rodriguez. Megjithatë, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se futbollisti argjentinas, Angel Di Maria ka bërë një kërkesë zyrtare për t'u transferuar në një klub tjetër.

Di Maria duket se nuk e ka ndërmend të qëndrojë në klub dhe krejt duke parë se konkurrenca është shumë e fortë pas ardhjes së përforcimeve të reja. Kjo kërkesë e Di Marias vjen në një kohë kur janë ngritur zëra skeptik te Reali për shitjen e tij dhe kur thuhet se skuadra e njohur angleze, Manchester Utd ka kërkuar blerjen e kartonit të tij.

Andaj, mbetet të shihet se do të largohet apo jo Di Maria. “Lojtari ka bërë një kërkesë transferimi për këtë verë. Ai ka refuzuar ofertën e klubit për të qëndruar në Madrid, kështu që ne po kërkojmë një zgjidhje”, tha Ancelotti, duke bërë me dije se do të gjejnë një zgjedhje për të.

“Ne do të gjejmë një zgjidhje për Di Marian para afatit kalimtar veror, por ai mbetet lojtar i Realit një herë për një herë. Ne jemi në një situatë që lojtari duhet ta zgjidhë vet. Nëse Di Maria nuk gjen zgjidhje për të ardhmen e tij, atëherë ai do të qëndrojë. Do ta pranojmë sikur deri tani. Ai mund të startojë në ndeshjen e dytë ndaj Atleticos njëjtë sikurse të tjerët lojtarë që janë të gatshëm”, ka thënë Ancelotti.

Publikuar: 21.08.2014 | 16:55
Lexuar: 638 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime