E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimi i botuar edhe në gazetën "Proceedings of the National Academy of Sciences", tregon se njerëzit që drejtojnë, në përgjithësi ata me pushtet, paraqesin nivele më të ulëta të hormonit të stresit.
Studimi: Më i mirë seksi apo pushteti?


Të kesh kontroll mbi të tjerët, është më mirë se të jesh duke bërë dashuri. Këtë e tregon një studim i kryer nga ekspertë nga Stanford University (Shtetet e Bashkuara), sipas të cilit, sa më shumë pushtet të ketë njeriu, aq më i pak i ekspozuar është ai ndaj stresit.

Dhe kjo, pikërisht, falë vetëdijes se nuk ka nevojë të varet nga sjelljet e të tjerëve.

Studimi i botuar edhe në gazetën "Proceedings of the National Academy of Sciences", tregon se njerëzit që drejtojnë, në përgjithësi ata me pushtet, paraqesin nivele më të ulëta të hormonit të stresit.

Duke marrë në analizë, nivelet e kortizolit, i cili njihet pikërisht si hormoni i stresit, studimi gjeti se ata që u përkasin radhëve të larta, e kanë atë në sasi më të ulët se të tjerët që varen prej tyre.

Dhe faktor vendimtar, sipas shkencëtarëve, duket të jetë një ndjenjë e kontrollit ndaj të tjerëve.

Kështu, lidhja mes pushtetit dhe paqes së brendshme, është e dukshme.

Publikuar: 22.08.2014 | 09:11
Lexuar: 802 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime