E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zakonisht klubet mbahen nga futbollistë që janë të lidhur emocionalisht me atë fanellë. Këta futbollistë më vonë bëhen legjenda të atyre klubeve dhe dhurata më e mirë që skuadrat mund të ia bëjnë është pensionimi i fanellave të tyre .
Fanellat e pensionuara të skuadrave


Shumë futbollistë dhe emra të mëdhenj të futbollit botëror kanë kaluar nëpër klube të ndryshme duke lënë gjurmë të mëdha pastaj. Nderimi, golat dhe paraqitjet që futbollistët bëjnë për ato klube nuk ka si mos të falënderohen në fund të gjithë kësaj. Sipas klubeve ku kanë kaluar legjenda të mëdha nëpër to, falënderimi më i madh që mund ti bëhet një legjende është pensionimi i numrit që ai futbollist ka bartur në fanellën e atij klubi. Kështu kanë vepruar shumë skuadra, ku kanë pensionuar shumë numra të fanellave, të cilët numra do t’i përkasin gjithmonë atyre futbollistëve që lanë gjurmë në atë klub për motive të ndryshme: gola, asistime apo edhe paraqitje.

Javier Zanetti

Futbollisti argjentinas, Javier Zanetii që nga ardhja e tij nga Argjentina ka luajtur 19 sezone me fanellën zikaltër duke zhvilluar 857 ndeshje dhe shënuar 12 gola. Argjentinasi për më shumë se 10 sezone ishte kapiten i Interit duke udhëhequr skuadrën në fitimin e shumë trofeve, nga të cilët nuk i mungon asnjë. Në shenjë falënderimi për gjithë këtë, Interi ka vendosur ta pensionoj fanellën me numër 4.

Paolo Maldini – Franco Baresi

Mbrojtësi italian, Paolo Maldini nuk ka si mos të jetë një legjendë e Milanit. Gjatë karrierës së tij ka luajtur më shumë se 900 ndeshje në 25 sezone duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Në fund Milani vendosi ta pensionoj fanellën me numër 3. Edhe Franco Baresi ishte një legjendë e Milanit, i cili zhvilloi më shume se 700 ndeshje në 20 sezone dhe në fund u shpërblye me pensionimin e fanellës me numër 6 në shenjë falënderimi.

Roberto Baggio

Skuadra e Brescias ka pensionuar fanellën me numër 10, duke bërë që ajo ti takoj përgjithmonë Roberto Baggios, i cili luajti nga viti 2000-2004 duke shënuar 45 gola për këtë skuadër.

Të tjerë

Holandezët e Ajaxit kanë pensionuar fanellën me numër 14 duke falënderuar Yohan Cruyff për kontributit e tij në këtë skuadër. Skuadra amerikane, Ny Cosmos ka pensionuar fanellën me numër 10, për t’ia lënë përgjithmonë brazilianit Pele. Edhe skuadra italiane, Napoli ka pensionuar fanellën me numër 10, për t’i takuar gjithmonë legjendës së këtij klubi, Diego Maradonës. Schalke pensionoi fanellën me numër 7 për dy sezone në nder të spanjollit Raul, ndërsa West Ham pensionoi fanellën me numër 6 për ta falënderuar legjendën angleze, Bobby Moore. Edhe Ferenc Puskas u falënderua për kontributin nga skuadra hungareze, Honved AC, duke pensionuar fanellën me numër 10.

Publikuar: 24.08.2014 | 11:25
Lexuar: 663 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime