E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Eurovizon do jetë e tjetërsuar në rokere të egër Në fakt të gjithë e imagjiojnë Julianën me fustan kur pyesin se si do të dalë në skenë, por unë kam menduar diçka tjetër. Kam stiluar një veshje me pantallona dhe në tërësinë e saj është një veshje Joni Peçi ektravagante.
Joni Peci:

















Klotilda Harka


Nëse në klipin “It’s all about you” pamë Juliana Pashën e paqtë, në skenën e Festivalit Europian do të mund të shihni luftaraken. Stilisti
Joni Peçi ka menduar ta konvertojë nga një Julianë sensuale të klipit, në atë të egër, të veshur me të zeza. Me pantallona dhe shumë zinxhirë do të shfaqet tërësisht në stilin rock dhe ekstragavante më 25 maj, ku shorti i ka rënë të këndojë e 12-ta në natën e parë të
Festivalit Europian. Do të dale pa koreografi por do të bëjë lojë skenike të shqisave me tre këngëtare me ngjyrë dhe violinistin Olen Çezari. Stilisti Peçi zbulon detaje më shumë rreth veshjes dhe perfomancës së saj skenike:

Joni cila është veshja që keni përgatitur me Julianën, sa afër apo larg stilit të saj do të jetë?

Unë kam përgatitur një veshje enkas për këtë përfaqësim që do ta sjellë Julianën të tjetërsuar. Është krejtësisht një stil tjetër ku
dominon ngjyra e zezë.

Si ndryshe, deri ku do të shkojë ekstravaganca?

Në fakt të gjithë e imagjiojnë Julianën me fustan kur pyesin se si do të dalë në skenë, por unë kam menduar diçka tjetër. Kam stiluar një veshje me pantallona dhe në tërësinë e saj është një veshje ektravagante që do t’i japë asaj pamjen e rokeres. Elementi që do dallojë në këtë veshje janë zinxhirët e shumtë që do të përdoren si
aksesorë, si dhe këpucët të dizenjuara posaçërisht me të njëjtin material cope që është përdorur për veshjen.

Në klipin e këngës Juliana shfaqet sensuale dhe veshur me të bardha. Kjo që po na përshkruani do të jetë ekstremisht e egër, apo jo?

Po, do të jetë një Julianë tjetër e cila do të bëjë përshtypje jo vetëm me zërin por edhe një imazh të ri.

Mendoni se i shkon përshtat këngës së saj kjo veshje?

Patjetër që unë kam gjetur elementë që i përshtaten muzikës dhe fabulës që ajo do të interpretojë në skenë.

Po tre këngëtaret me ngjyrë në back Vocals dhe violinisti Olen Çezari si do të vishen?

Ngjyrat e errëta do të dominojnë dhe në veshjet e tyre, ndërsa për Olenin kam menduar diçka speciale që është mirë t’a lëmë surprizë.

Thoni veshje të stilit rock, si do të jetë modeli i flokëve dhe grimi?

Patjetër që modeli i flokëve dhe grimi do t’i përshtatet veshjes. Pra do të jetë një look tjetër dhe impresionues.

Juliana do të dale në skenë pa koreografi, po cila do të jetë perfomanca e saj?

Jemi duke punuar për përgatitjen e perfomancës së saj. Juliana ka marrë mësime për të gjitha lëvizjet e saj në skenë, që nga mënyra e hyrjesnë skenë, komunikimi me publikun, mënyra se si do ta interpretojë këngën dhe detaje të tjera.

Publikuar: 08.05.2010 | 10:42
Lexuar: 2691 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime