E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ditët e ardhshme trajnerit Joachim Low do ti duhet të vendosë se kush do të jetë kapiteni i ri i kampionëve të Botës pas tërheqjes nga kombëtarja të Philipp Lahm, por numri 1 i pancerave tashmë ka një kandidat më pak.
Muller refuzon shiritin e kapitenit


24-vjecar theksoi se atij nuk i intereson aspak shiriti i kapitenit .

Sulmuesi i Bayernit Thomas Muller përjashton veten nga kandidadët potencialë për të marrë shiritin e kapitenit në kombëtaren gjermane. Në një intervistë futbollisti 24-vjecar theksoi se atij nuk i intereson aspak shiriti i kapitenit. Në ditët e ardhshme trajnerit Joachim Low do ti duhet të vendosë se kush do të jetë kapiteni i ri i kampionëve të Botës pas tërheqjes nga kombëtarja të Philipp Lahm, por numri 1 i pancerave tashmë ka një kandidat më pak. Gjithsesi Muller edhe pse u tërhoq nga kjo garë nuk nguroi të sponsorizonte dy nga shokët e tij te Bayerni.

“ Mendoj se ka shumë kandidatë të tjerë potencialë që ndodhen përpara meje në këtë garë. Bastian Schweinsteiger ka qenë zëvendëskapiten pastaj në skuadër kemi edhe një portier ekspert si Manuel Neuer. Ai është numri 1 më i mirë në Botë dhe e meriton shumë më tepër se unë shiritin e kapitenit. Nuk shqetësohem aspak për këtë cështje madje as që nuk tia di për shiritin e kapitenit. Unë mendoj se për të qenë një lider nuk është nevoja të mbash në krahë një fashën e kapitenit. E rëndësishme është që kur zbret në fushë të japësh më të mirën tënde për ekipin përfaqësues”.

Thomas Muller edhe pse është vetëm 24-vjec deri tani ka zhvilluar në total 56 ndeshje me kombëtaren gjermane duke shënuar edhe 22 gola.

Publikuar: 27.08.2014 | 16:57
Lexuar: 547 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime