E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përsa i përket merkatos, Benitez lë të kuptohet se jo cdo objektiv është arritur.
Benitez: Nuk mjaftojnë 100 mln Euro për trofe



Napoli i Rafa Benitez kërkon ta nise më këmbën e mbarë Serinë A, ku do t’i përqendrojë të gjitha energjitë pas eliminimit të parakohshëm nga Champions League. Trajneri spanjoll tregohet shumë i kujdesshëm kur pyetet për mundësitë që ka skuadra e tij për ta fituar titullin, duke kujtuar se trofetë nuk mund të vijnë thjesht duke shpenzuar shuma të mëdha parash.

"Kam patur një takim me futbollistët, të cilëve u kam shpjeguar se me Genoan do ta kemi shumë të vështirë. Mund të fitojmë ose humbasim, ndaj duhet të jemi të përgatitur dhe të bashkuar përgjatë gjithë sezonit. Për të qëndruar në nivelet më të larta duhet të fitojmë trofe, por kjo nuk arrihet thjesht duke shpenzuar 100 milionë euro në merkato. Të gjitha skuadrat janë të forta ndaj duhet të kemi të njëjtën dëshirë se vitin e kaluar"

Përsa i përket merkatos, Benitez lë të kuptohet se jo cdo objektiv është arritur.

"Për merkaton duhet të bëjmë një analizë. Atë që dëshironim e kemi arritur. Kemi afruar Koulibaly, De Guzman dhe Michu, që janë lojtarët me karakteristikat që kërkonim. Ndonjë element nuk arritëm ta blenim. Merkato e mbyllur? Nuk nuk mund të marrim lojtarë që s’na vlejnë".

Nuk mund të mungonin pyetjet mbi përgjegjësit e eliminimin nga Bilbao, ku të shigjetuarit nga gazetarët ishin Callejon dhe Higuain.

"Kur humbet është e lehtë të gjesh përgjegjësit. E gjithë skuadra është e zhgënjyer për eliminimin nga Championsi, ndaj nuk mund të përqendrohemi të futbollistë të vecantë. Callejon ka vrapuar shumë, gati sa Munianin, ndërsa Higuain ka luajtur 14 ditë pas stërvitjes së tij të parë. Duhet më shumë kohë që një lojtar i këtij niveli të arrijë formën maksimale"

Publikuar: 30.08.2014 | 19:28
Lexuar: 601 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime