E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtori Teknik i kampionëve të botës, Oliver Bierhoff fajëson klubin spanjoll për dëmtimin e mesfushorit.
Bierhoff akuzon Realin për dëmtimin e Khediras



Luftë e hapur në distancë mes Federatës Gjermane të Futbollit dhe Realit të Madridit për çështjen “Khedira”. Drejtori Teknik i kampionëve të botës, Oliver Bierhoff fajëson klubin spanjoll për dëmtimin e mesfushorit, duke theksuar se shoqëria merengues dështoi në menaxhimin e këtij problemi. Sipas Bierhoff, Reali i Madridit ishte në dijeni të dëmtimit muskolar të Khediras që përpara Kupës së Botës.

“Lojtari ishte me probleme edhe pse udhëtoi me kombëtaren e Gjermanisë. Pas kthimit nga Brazili ai u vizitua nga mjekët në Madrid, të cilët nuk e konsideruan serioz dëmtimin. Pas kësaj, ai u konsultua edhe me një specialist në Gjermani, i cili i bëri me dije shkallën e vërtetë të dëmtimit”.

27-vjeçari që e nisi karrierën si profesionist në radhët e Stuttgart pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth 8 javë. Khedira nuk u aktivizua as në finale e Kupës së Botës, edhe pse fillimisht figuronte në listën e 11 lojtarëve të përzgjedhur nga Joachim Loew për sfidën kundër Argjentinës në Rio de Janeiro.

Publikuar: 05.09.2014 | 10:06
Lexuar: 529 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime