E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në teatrin "Aleksandër Moisiu" do të prezantohen shfaqjet zyrtare të filmave.Festivali Ndërkombëtar Veror i Durrësit eshtë aktiviteti kryesor veror në Shqipëri që fokusohet në përpjekjet për të vendosur lidhje të forta midis Shqipërisë dhe shteteve të saj fqinje si dhe nga Europa përmes këtij aktiviteti do të lartësojë kinemanë në të gjitha format e saj dhe do të mbështesë tirazhin vizual të kulturës së Europës dhe Ballkanit në të dyja drejtimet.
Durrës, filloi Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit


Nisi dje në Durrës edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit, që do të zhvillohet prej datës 9 deri më 14 shtator 2014, në qytetin e Durrësit dhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Sarandë me një program të veçantë për këto qytete.Nata Gala e hapjes dhe ajo e mbylljes dhe ndarjes së çmimeve do të zhvillohen në Amfiteatrin Romak.

Në teatrin "Aleksandër Moisiu" do të prezantohen shfaqjet zyrtare të filmave.Festivali Ndërkombëtar Veror i Durrësit eshtë aktiviteti kryesor veror në Shqipëri që fokusohet në përpjekjet për të vendosur lidhje të forta midis Shqipërisë dhe shteteve të saj fqinje si dhe nga Europa përmes këtij aktiviteti do të lartësojë kinemanë në të gjitha format e saj dhe do të mbështesë tirazhin vizual të kulturës së Europës dhe Ballkanit në të dyja drejtimet.

Ardhja e yjeve Hollivudianë në edicionet e mëparshme si: Francis Ford Coppola, Milosh Forman, Claudia Cardinale, Paolo Sorrentino, Marco Bellocchio, Fanny Ardant, Nik Powell, Jan Harlan, Maia Morgenstern, Jiri Menzel, Rade Serbedzija, Kyrzystof Zanussi e shumë të tjerë, ka rritur nga viti në vit pritshmërinë e audiencës sonë tradicionale dhe të re.

Ky edicion sjell një program me filmat më të fundit evropian dhe botëror, një selektim brilant në grilën programore nga selektorët tanë në Evropë.Emra të njohur ndërkombëtarisht do të jenë të ftuar specialë në këtë edicion si: Tom Van Avermaet – Best European Film/Nominated Oscar 2013 (Belgjikë), Turkan Soray – Aktorja turke me famë dhe influencë absolute në qarqet e politikës dhe kulturës turke e njohur nga publiku shqiptar si "Shamikuqja", Per Nielsen – Producent i "In a better world" fitues Oscar Susanne Bier si dhe Lars von Triers, Miki Manojlovic - Aktori i mirënjohur serb, Lech Majewski – "Golden Lion", Jan Hrebejk - Regjisori më i mirë në Karlovy Vary 2013 Nominated Oscar, Isa Qosja – Regjisori kosovar vjen me premierën Ballkanike të filmit të tij të fundit "Tre Dritare një Varje", Teuta Krasniqi – aktorja e mirënjohur kosovare, Anna Geislerova – fituese e "Luanit të Artë

Publikuar: 10.09.2014 | 17:48
Lexuar: 843 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime