E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Universitetin e Sofjes më 7 korrik 2014 është mbrojtur një punim masteri për krijimtarinë e Agim Vincës. “Agim Vinca - personaliteti, transformimet krijuese dhe lirika e tij”, titullohet punimi i masterit rreth 60 faqe i kandidates Antoaneta Georgieva, të cilin e ka mbrojtur para komisionit në përbërje: Dr. Anton Pançevi, Prof. e asoc. dr. Rusana Bejleri, prof. dr. Vasilka Aleksova, prof. dr. Rumjana Stançeva, prof. e asoc. dr. Vasja Velinova.
Punim masteri për krijimtarinë e Vincës


“Agim Vinca - personaliteti, transformimet krijuese dhe lirika e tij” titullohet punimi i masterit rreth 60 faqe i kandidates Antoaneta Georgieva, të cilin e ka mbrojtur para komisionit në përbërje: Dr. Anton Pançevi, Prof. e asoc. dr. Rusana Bejleri, prof. dr. Vasilka Aleksova, prof. dr. Rumjana Stançeva, prof. e asoc. dr. Vasja Velinova.

Në Universitetin e Sofjes më 7 korrik 2014 është mbrojtur një punim masteri për krijimtarinë e Agim Vincës. “Agim Vinca - personaliteti, transformimet krijuese dhe lirika e tij”, titullohet punimi i masterit rreth 60 faqe i kandidates Antoaneta Georgieva, të cilin e ka mbrojtur para komisionit në përbërje: Dr. Anton Pançevi, Prof. e asoc. dr. Rusana Bejleri, prof. dr. Vasilka Aleksova, prof. dr. Rumjana Stançeva, prof. e asoc. dr. Vasja Velinova.

Punimi i kandidates Georgieva ka këtë strukturë:

Kapitulli i parë: Personaliteti i Agim Vincës; Skicë për biografinë e Agim Vincës; Тransformimet krijuese të Agim Vincës; Agim Vinca si profesor universiteti; Agim Vinca si kritik letrar dhe studiues i letërsisë dhe Agim Vinca si përkthyes.
Kapitulli i dytë: Letërsia moderne shqipe dhe roli i Agim Vincës në të, i ndarë në këta nënkapituj: Veçoritë e letërsisë moderne shqipe; Lirika e Agim Vincës në kontekstin e letërsisë moderne shqipe; Vështrim për lirikën e Agim Vincës; Lirika qytetare; Zogjtë; I jashtëzakonshëm; Vаllja e vdekjes; Skicë për biografi; Variacione të një motivi; Në qytetin X; Një.... mi; Lirika erotike dhe filozofike; Sonet i vetmuar për vetminë; Në studion e shkrimtarit Thoma Kacori; Zjarret; Kohë e keqe për lirikën; Muri; Kur flas për jetën time; Unë, shpresa dhe dyshimi; Dhoma e zbrazët; Мendime mbi urë; Pаrаdоks; Emrat; Të vdekurit e mi; Të jesh pоеt dhe Po të mos njiheshim.

Punimi mbyllet me përfundimin dhe bibliografinë.

Në hyrje, ndër të tjera, thuhet: “Ky punim diplome i nivelit master merret me studimin e krijimtarisë letrare të Agim Vincës, këtij personaliteti të jashtëzakonshëm të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Struktura e punimit është klasike. Në fillim kemi një vështrim të shkurtër biografik me faktet kryesore jetësore, të cilat kanë për qëllim ta paraqesin atë si njeri, më parë se të kuptojmë se çfarë është ai si krijues. Vëmendje e veçantë u është kushtuar transformimeve të tij krijuese dhe lehtësisë me të cilën ai kalon nga njëra fazë në tjetrën. Një kapitull i punimit i kushtohet paraqitjes së letërsisë moderne shqipe dhe vendit që zë krijimtaria e Agim Vincës në kontekstin e kësaj letërsie. Pjesa më e madhe e këtij punimi përqendrohet te lirika e Agim Vincës. Nëpërmjet analizës së poezive të veçanta synohet të vihen në pah temat dhe motivet kryesore të kësaj poezie, struktura e saj artistike dhe elementet përbërëse të saj. Një aspekt interesant të këtij punimi paraqet paralelizmi ndërmjet krijimtarisë poetike të Agim Vincës dhe poetëve bullgarë Atanas Dallçev, Nikolla Vapcarov dhe Penço Sllavejkov”.

Ndërkaq, në përfundim të punimit, autorja, ndër të tjera, thekson se “Аgim Vinca është vërtet një personalitet i jashtëzakonshëm krijues, të cilin shpirti kryengritës e bën aq të lirë sa të jetojë e krijojë jashtë kornizave. Agim Vinca është personalitet i shumanshëm. Interesimet e tij të gjera dhe talenti i pamohueshëm kanë mundësuar lindjen e aq shumë veprave, për të cilat nuk mjafton kohëzgjatja e një jete njerëzore. Vinca është humanist; njeridashës. Dashuria për njerëzit dhe pasioni për jetën janë burim i pashtershëm i energjisë krijuese dhe i shpresës për të ardhmen. Ai i doli zot çdo detyre, që mori përsipër në rrugën e vet jetësore. Me veprimtarinë e tij si kritik letrar, si studiues i letërsisë, si profesor universiteti, si përkthyes, si veprimtar dhe udhëheqës i arsimit dhe i shkencës në Kosovë, për të ardhur te krijimtaria e tij poetike, mund të thuhet lirisht se Agim Vinca u bë një autoritet i vërtetë. I tillë çfarë secili popull ka nevojë në kohë krizash, si kjo në të cilën jetojmë dhe në një vend, i cili, siç ka thënë Çërçilli, prodhon më shumë histori se ç’mund të konsumojë. Vinca e meriton këtë besim shoqëror për shkak të pozicionit të tij të palëkundur intelektual.

Si poet Vinca është autor kategorikisht modern. Ai hulumton shpirtin e njeriut bashkëkohor. Paraqet vetitë e tij. Shkrimet e tij nxjerrin në sipërfaqe ankthin e njeriut modern. Problematizon bredhjet dhe dilemat e tij. Tregon arsyet pse tradhtohen vlerat dhe ëndrrat e tij. Vijë themelore e krijimtarisë së tij është kuptimi i jetës dhe të gjitha çështjet, që nënkupton kjo temë”. (Berat Armagedoni)

Publikuar: 14.09.2014 | 10:28
Lexuar: 1047 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime