E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Buxheti më i madh për 54 për qind do të kontribuojë për kujdes edhe më të madh në të gjitha veprimtaritë e kulturës, kumtoi në konferencën për shtyp ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska.
Ministria e Kulturës i paralajmëroi aktivitetet për vitin 2009


Ajo paralajmëroi se në muajin e parë nga viti 2009 do të rrumbullaksohen disa projekte kapitale.

Në shkurt pritet vendosja e gur-themelit për ndërtimin e sallës së koncerteve, ndërsa në maj do të promovohet rindërtimi i BUK "Shën Klimenti i Ohrit". Paralelisht punohet edhe në projektet për Sallën universale dhe për Teatrin turk, ndërsa në shkurt duhet të përfundojnë edhe konkurset për ndërtimin e objekteve të reja në vendin Teatri Popullor Maqedonas dhe në Teatrin dramaturgjik.

Kançeska-Milievska bëri të ditur se do të punohet edhe në 15 lokalitete arkeologjike që rezultuan me rreth 10.000 sende të gjetura.

Lidhur me krijuesit e kulturës, tha se është zgjidhur marrëdhënia e punës e 150 artistëve në Opera, Filharmonisë dhe në Asamblin "Tanec", ndërsa në të ardhmen do të vendoset kategori e posaçme artist kombëtar që të ndahet kultura dhe arti kulmor.

Në janar duhet të fillojë realizimi i filmit "Omnibus- dosja Shkup".

Publikuar: 31.12.2008 | 04:43
Lexuar: 1793 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime