E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i jurisë së festivalit paraqiti arsyetimin e dhënies së çmimit Sebastiano Grosos ku thuhet se ky çmim i jepet këtij poeti për vargjet e tij të dashurisë, në të cilën lexuesit identifikohen, teksa ata flasin për përditshmërinë.
Sebastiano Graso laureat i çmimit










Në prag të mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Ditët e Naimit” organizatorët kanë shpalosur detaje rreth këtij festivali si dhe laureatin e zgjedhur për këtë vit.

Fitues i çmimit “Naim Frashëri” këtë vit është shpallur italiani Sebastiano Grasso. Vendim ky i marrë nga juria e përbërë nga Visar Zhiti nga Shqipëria, Ndue Ukaj nga Kosova dhe Xhelal Zejneli nga Maqedonia, tha në konferencën e sotme për gazetar drejtori i festivalit, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari i jurisë së festivalit paraqiti arsyetimin e dhënies së çmimit Sebastiano Grosos ku thuhet se ky çmim i jepet këtij poeti për vargjet e tij të dashurisë, në të cilën lexuesit identifikohen, teksa ata flasin për përditshmërinë.

Ndryshe edicioni i 18-të i festivalit ndërkombëtar "Ditët e Naimit" do të mbahet prej datës 16 deri më 19 Tetor të këtij viti, ndërsa janë ftuar 40 poet nga vende të ndryshme të botës. (tv koha)


Publikuar: 15.09.2014 | 23:08
Lexuar: 845 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime