E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të mbajtur në formë pamjen e bukur të lëkurës tuaj të nxirë nga vera, që si duket edhe për këtë vit përfundoi.
Post plazhi, ja si të “zgjasni” nxirjen




Nëse këtë vit rrezet e diellit i keni marrë me shumë kujdes dhe me të gjitha rekomandimet sipas ekspertëve, atëherë duhet ta dini mirë se sa lodhje dhe sforcim ju është dashur të kaloni, për të përfituar ngjyrën çokollatë. Dhe pikërisht, për këtë arsye do të ishte “tragjike”, nëse nxirja që keni marrë, të ikë shumë shpejt sapo klima të ndryshojë. Për më tepër, puna dhe angazhimet e tjera do t’ju pengojnë që të shkoni sërish në plazh. Gjithsesi, mos u dëshpëroni, sepse ekzistojnë mënyra të ndryshme për të mbajtur në formë pamjen e bukur të lëkurës tuaj nga vera, që siç duket, përfundoi për këtë vit. Ja se cilat janë disa mënyra:

Ushqehuni shëndetshëm

E dinë të gjithë, por ende shumë prej nesh i injorojmë përfitimet që na vijnë nga një ushqyerje e shëndetshme. Ushqimet e “këqija” janë vërtet të shijshme, por mirëqenia e lëkurës tonë varet pashmangshmërisht nga lloji i dietës që ndjekim. Për këtë, është e rëndësishme që sapo të përfundoni pushimet, të vazhdoni ta furnizoni trupin tuaj me dozën e duhur të vitaminave C, për shembull; konsumoni luleshtrydhe, manaferra, agrume dhe perime me gjethe jeshile. Karotat, kajsitë dhe mangoja, përveç të tjerash, ndihmojnë në “zgjatjen” e nxirjes, falë nivelit të tyre të lartë të beta-karrotenit. Ndërkohë, vazhdoni të pini shumë ujë çdo ditë, në mënyrë që ta mbani lëkurën elastike dhe të parandaloni rrjepjet e saj.

Hidratohuni në maksimum

Ashtu siç e kemi përsëritur shpesh, sekreti i një nxirjeje perfekte, është ekspozimi gradual dhe i kujdesshëm i lëkurës në diell. Por, ndonjëherë, për një arsye apo tjetër, mbesim poshtë rrezeve UV më gjatë nga parashikimi dhe pa aplikuar një mbrojtje solare të mjaftueshme. Në këto raste, është emergjente që të veproni menjëherë për të stabilizuar nivelin e hidratimit për të cilën lëkura ka vërtet nevojë. Produktet më të mira janë ato me përbërje aloe vera.

Mos “lani” nxirjen

Kur të bëni dush, mundohuni të shmangni shampot e zakonnshme për lëkurën dhe zgjidhni një formulë vaji si “Sunny Melon di Nivea”, një lloj shampoje e trashë dhe kremoze, me aromë të mrekullueshme frutash, e cila do ta hidratojë lëkurën tuaj, duke e bërë të butë dhe plot shkëlqim. Ndërkohë, kujdes duhet të tregoni edhe me produktet pastruese; është e vërtetë që ato heqin qelizat e vdekura në shtresën sipërfaqësore të lëkurës, por është po aq e vërtetë se nga këtu, nis edhe heqja e nxirjes!

Produktet solare

Kur të vëreni se po ju zbehet lëkura dhe ngjyra e saj e bukur si çokollatë nuk duket më e tillë, atëherë mund të përdorni një krem vetënxirës, i cili aplikohet në të gjithë lëkurën e trupit pa qenë e nevojshme të dilni në diell. Për të bërë këtë gjë, “Summer Glow”-i i linjës Dove është më perfekti, përderisa i jep lëkurës një nxirje krejt natyrale dhe homogjene, si ajo që kishit para pak ditësh. Ky produkt është më i miri në treg për bukurinë, i posaçëm për të gjithë vitin dhe jo vetëm për fundin e verës.

Përdorni gjalpë dhe vaj ulliri

Përdorni produkte të tilla natyrale, si gjalpë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, për të hidratuar lëkurën, duke shmangur përdorimin e produkteve komerciale.

U thoni “Jo” parfumeve në lëkurë

Parfumet, të cilët janë të pasur me alkool, e thajnë lëkurën dhe ndikojnë në largimin e ngjyrës, ndaj mos i aplikoni ato në trup, por hidhini në largësi, në veshje.

Këshilla e fundit është të qëndroni larg nga sauna, banjot e gjata me ujë të nxehtë, shmangni aktivitetet që përfshijnë djersitje të tepërt.

Publikuar: 16.09.2014 | 11:01
Lexuar: 777 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime