E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vigjilje të takimit me Schalken, Special One u shfaq krenar për atë që ka arritur në gjithë këto vite në Uefa Champions League.
Mourinho: Championsi, pjesë e historisë sime





Në vigjilje të takimit me Schalken, Special One u shfaq krenar për atë që ka arritur në gjithë këto vite në Uefa Champions League.

Jose Mourinho dhe Chelsea i tij janë gati për të nisur rrugën e tyre në Uefa Champions League, me shpresën e madhe se këtë sezon Blutë e Londrës do të fitojnë trofeun e tyre të dytë në kompeticionin më madhor për klube. Në vigjilje të takimit me Schalken, Special One u shfaq krenar për atë që ka arritur në gjithë këto vite në Uefa Champions League.

“Ky kompeticion tashmë është bërë pjesë e historisë time, edhe pse në disa raste as unë vetë nuk e besoj dicka të tillë, por ndërkohë nga ana tjetër edhe unë kam hyrë në historinë e Champions League. Nëse do të më jepej mundësia ta fitoja sërish, do të ishte hera e tretë me tre klube të ndryshme gjë që nuk e ka bërë asnjë trajner tjetër. Gjithsesi unë jam i lumtur me atë cka kam arritur në këtë kompetcion madhështor dhe mund të krenohem me dy trofetë e fituar deri tani pasi ka shumë trajnerë të mëdhenj që nuk e kanë fituar asnjëherë Championsin”.

Përsa i përket takimit me Schalken, Mourinho theksoi se skuadra e tij nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj bluve mbretërorë, ndërkohë që në vijim të intervistës trajneri i Chelsea-it konfirmoi lajmin që qarkullonte prej kohësh se Eden Hazard është shumë pranë rinovimit me klubin londinez. Kontrata e re pritet ta shndërrojë sulmuesin belg në lojtarin më të paguar të Chelsea-it.

“Hazard do të thotë shumë për ne, sepse ai është një futbollist fantastik. Kemi shumë shpresa te Eden madje jemi të bindur që në një të ardhme të afërt ai do kthehet në një nga futbollistët më të mirë në Botë. Jemi në bisedime me Hazardin dhe shumë shpejtë ai do të nënshkruajë një kontratë të re që do ta lidhë me Chelsea-in edhe për shumë vite të tjera.Schalke? Sezonin e kaluar në Champions League i mposhtëm ata në dy raste me shifrat 3-0 por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi tanimë cdo gjë nis nga e para dhe ne duhet të japim maksimumin për të fituar ndaj tyre”.

Nga ana tjetër trajneri i Schalkes, Jens Keller edhe pse e pranoi se skuadra e tij nuk po kalon një formë të mirë dhe Chelsea nuk është kundërshtari që ai do të kishte dashur të kishte përballë në këtë fazë të sezonit, theksoi se blutë mbretërorë do të japin 100% të mundësive të tyre për ta dalë të paktën me një pikë nga përballja që do të luhet në Stamford Bridge.

Publikuar: 17.09.2014 | 10:40
Lexuar: 540 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime