E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kompromisi i një bashkëjetese që ende konsiderohet i brishtë, ndërthuret në bashkësinë e përbashkët lokale që mundohet të koordinojë projekte të përbashkëta për të mirën e fshatit.
Neproshteni, fshati i ndarë mes inateve të së kaluarës




Lumi që ndan fshatin dyshë dhe një urë mbi të vështirë shëron plagët e mbetura nga konflikti i vitit 2001 në fshatin Neproshten. Dy stacione të një fshati të përbashkët, të fusin në brendinë e një lokaliteti të ndarë me simbole përkujtimore të të rënëve gjatë luftës së vitit 2001.

Distanca mezi arrin të ngushtohet shpesh duke përfillur gjithë kompleksitetin që është krijuar mes njerëzve, por banorët thonë se nuk është si më parë.

Kompromisi i një bashkëjetese që ende konsiderohet i brishtë, ndërthuret në bashkësinë e përbashkët lokale që mundohet të koordinojë projekte të përbashkëta për të mirën e fshatit.

Fshati i ndarë në dy bashkësi lokale deri në vitin 2008, mbetet ende i ndarë me dy shkolla fillore njëra për shqiptarët dhe tjetra për nxënësit maqedonas.

Që nga viti 2001 në shkollën që dikur ishte e përbashkët mbeten ende hapësirat për nxënësit maqedonas, por sot e kësaj dite ata nuk i janë kthyer mësimit në shkollën e përbashkët.

Ata mësojnë në baraka të improvizuara që si për ironi janë përdorur në kampet e refugjatëve gjatë luftës së Kosovës.

Të mbërthyera me llamarina të lëmuara dhe instilacionin elektrik që kalon nëpër ta, barakat ku mësojnë 16 fëmijët maqedonas, përveç që nuk ofrojnë as kushtet minimale për mësim, ata paraqesin një ambient shkollor ku nuk mund të lejohet edhe për më gjatë të mësojnë fëmijët.

Arsimtaret thonë se nuk kanë as kushte elementare, pro druajtja më e madhe e tyre është rreziku që vjen nga instalimet elektrike të vendosura një ambient ku mësojnë fëmijët.

Arsimtarja, Ivana Gallovska, thotë se gjithçka është e improvizuar në këto baraka ku mësojnë fëmijët duke përfshirë në brendinë e auditorëve edhe zyrën e tyre.

E kaluara e këtij fshati nuk kalon në haresë edhe pas 13 viteve nga konflikti. Shkolla që dikur ishte përbashkët nuk do të jetë një shkollë e vetme për gjithë fshatin.

Drejtori i shkollës qendrore, “Eqrem Çabej”, thotë se i kushton vëmendje shkollës së fëmijëve maqedonas në fshatin Neproshten.

Sipas tij, klasat e tyre në shkollën qendrore të fshatit mbeten bosh dhe sot e kësaj dite këshilli i prindërve nuk lejojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në një objekt të përbashkët me nxënësit maqedonas.

Deri në vitin 2008 në fshatë funksiononin dy bashkësi lokale, nga atëherë është krijuar një këshill i përbashkët, mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Kryetari i bashkësisë lokale Nazmi Azizi,për Portalb, thotë se tani funksionojnë si një bashkësi e vetme lokale, por sipas tij përafrimi shkon ngadalë.

“Mundohemi që të punojmë në të mirën e fshatit duke debatuar në mënyrë konstruktive për projektet e përbashkëta. Kemi arritur të realizojmë disa gjëra si rrugë apo rikosntruimi i tyre, përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit”, thotë Namzi Azizi.

Burim Halimi, mjeku i ambulancës së fshatit, thotë se nuk mungojnë edhe pacientët maqedonas të këtij fshati edhe përkundër relacioneve të ftohura gjatë konfliktit të vitit 2001. Sipas tij, edhe pse kohën e fundit inatet e së kaluarës duket se bien përsëri ekziston një ndjenjë droje dhe mosbesimi.

Në të dy pjesët e fshatit ku shpesh herë edhe politika shkarkon demagogjinë e saj, konflikti i vitit 2001 përkujtohet në mënyra të ndryshme. Tek shqiptarët ajo kalitet me përmendore të mermertë në qendër të fshatit, ku përkujtohen dëshmorët e UCK, ku si pararoje qëndron flamuri shqiptar.

Në lagjen maqedonase të fshatit Neproshten, në një hapësirë publike qëndron lapidari për të rënët e luftës së vitit 2001, nën hijen e një flamuri të madh shtetërorë.

Banorët e fshatit thonë se e kaluara ka lënë hijen e ndarjes, duke e shndërruar fshatin Neproshten një parcelë ku thuajse gjithçka zhvillohet ndaras mes dy lagjeve të një fshati që e përjetuan rëndë konfliktin e vitit 2001. (portalb.mk)

Publikuar: 20.09.2014 | 13:31
Lexuar: 1165 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime