E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përdorimi i gjuhës shqipe në dikasteret të cilat drejtohen nga shqiptarë nuk është problem aq i madh si që pretendon ta paraqes dikush. Kjo pasi në gjitha ministritë të cilat drejtohen nga shqiptarë, dygjuhësia në ueb faqet e institucioneve respektohet në maksimum, (bashkë me shqipen ashtu edhe maqedonishtja, bile edhe gjuha e tretë, anglishtja).
MASH-i frymon edhe shqip!






Ashtu siç bëjnë të ditur për Aktuale.mk, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që drejtohet nga Abdilaqim Ademi, versoni shqip i ueb faqes tanimë është në përgatitje e sipër dhe së shpejti do të azhurnohet me detajet në shqip

Përdorimi i gjuhës shqipe në dikasteret të cilat drejtohen nga shqiptarë nuk është problem aq i madh si që pretendon ta paraqes dikush. Kjo pasi në gjitha ministritë të cilat drejtohen nga shqiptarë, dygjuhësia në ueb faqet e institucioneve respektohet në maksimum, (bashkë me shqipen ashtu edhe maqedonishtja, bile edhe gjuha e tretë, anglishtja).

Kjo ndodhë me gjitha ministritë të cilat drejtohen nga njerëz të BDI-së, nisur nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit (SIMO) me në krye Musa Xhaferin, pastaj Ministria e Drejtësisë me Adnan Jasharin, ai për Pushtet lokal me Lirim Shabanin, ministria e Ekonomisë me Bekim Nezirin dhe ai për Ekologji me në krye Nurhan Izairin.

Ashtu siç bëjnë të ditur për Aktuale.mk, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që drejtohet nga Abdilaqim Ademi, versoni shqip i ueb faqes tanimë është në përgatitje e sipër dhe së shpejti do të azhurnohet me detajet në shqip.

Kjo njëherësh do ishte përgjigja kundër skeptikëve, se përse kjo faqe na qenka “Në përgatitje”… e që mund të nënkuptojë version apo dizajn më të mirë, më të kapshëm, pse jo.

Por, kur jemi këtu, nuk duhet harruar të bëmat dhe ndryshimet që solli Ademi me të ardhur në kolltukun e të parit në MASH: tabelat në shqip gjatë konferencave për shtyp, apo takimeve zyrtare, sms-të në shqip për arsimtarët dhe tjera, të cilat gjatë udhëheqjes së Spiro Ristovskit nuk ishin realitet. Ndërsa, si rumbullakim i gjithë kësaj do ishte kjo: Një problem i kahmotshëm dhe i parespektueshëm për ueb faqet në shqip po ndodhë qëllimshëm apo jo nga ministritë, kuadro të VMRO-DPMNE-së, dhe jo nga shqiptarët. Kjo është e vërteta!

Publikuar: 24.09.2014 | 18:34
Lexuar: 1026 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime