E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u bisedua për procedurën aktuale të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe mbajtjes së debateve publike për amendamenteve kushtetuese.
Ministri Jashari takim me ambasadorin  e Republikës së Hungarisë, Jozhef Bence


Ministri i Drejtësisë Dr. Adnan Jashari sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Dr. Jozhef Bence.

Në takim u bisedua për procedurën aktuale të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe mbajtjes së debateve publike për amendamenteve kushtetuese.

Ministri Jashari gjithashtu e informoi ambasadorin Dr. Bence edhe për aktivitetet e tjera që janë duke vijuar që janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.

Ambasadori Dr. Bence shprehi respektin e tij dhe qëllimin e tij për etablimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet ministrive të të dy vendeve, për të cilën gjë siç potencoi, është rast i volitshëm gjatë Konferencës ministrore që do të mbahet në nëntor në Republikën e Hungarisë, e në të cilën janë të parapara takime bilaterale të ministrit Dr. Jashari me kolegun e tij Ministrin e Drejtësisë të Hungarisë.

Publikuar: 25.09.2014 | 14:36
Lexuar: 587 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime