E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Valencia nuk di të ndalet, skuadra e Nuno Santos arriti fitoren e katërt radhazi, nje 3-0 i pastër në Mestalla përballë Cordobas që i con Los Che në krye të klasifikimi të La Ligas, me 13 pikë, po aq sa dhe Barcelona e Sevilla, por me golavarash më të mirë se blaugranat.
Valencia e pandalshme, ngjitet në krye



Valencia nuk di të ndalet, skuadra e Nuno Santos arriti fitoren e katërt radhazi, nje 3-0 i pastër në Mestalla përballë Cordobas që i con Los Che në krye të klasifikimi të La Ligas, me 13 pikë, po aq sa dhe Barcelona e Sevilla, por me golavarash më të mirë se blaugranat. Një sukses i arritur lehtë ai përballë Cordobas, në një ndeshje me drejtim unik dhe Valencian që e vrau sfidën që pas gjysmë ore lojë.

Në minutën e 23-të, falë edhe galopit në të djathtë të Feghouli, ishte sërish Paco Alcaser që shënoi emrin në tabelën e rezultatit, duke lëshuar një goditje potente që nuk i la rrugë shpëtimi Juan Carlos. Vetëm një minutë më pas ishte Abel Gomez që tentoi me një silur nga distanca, ndërsa në minutën e 26 ishte momenti i shkëlqimit të Jose Luis Gaja, supergol i talentit 19 vjecar që u shkëput fuqishëm nga linja e dytë për të shfaqur klasin e tij falë edhe pasivitetit të mbrojtjes së miqve.

2-0 dhe fitorja ishte në kasafortë, jo vetëm për shifrat por për rrjedhën e takimit me Valencian gjithmonë në sulm dhe Cordoban të paaftë për të reaguar, duke u përpjekur vetëm të kufizonte dëmet. Në minutën e 73 erdhi dhe gol i 3-0 me Sofiane Feghouli që u lëshua vrullshëm në diagonal për tu kryqëzuar me pasimin e Andre Gomez për goditjen fatale. Gol me rëndësi të vecantë, pasi pikërisht falë tij Valencia i merr kryesimin Barcës në sajë të golavarazhit më të mirë se katalanasit. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte thjesht një festë për 41 mijë tifozët e pranishëm në Mestalla.

Publikuar: 26.09.2014 | 00:10
Lexuar: 539 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime