E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Deklarata e drejtoreshës ishte me rastin e thirrjes së kryetarit të SASHK-ut që nxënësit të hënën të mos shkojnë në mësim. Mendoj se kjo është deklaratë e gabuar e kryetarit të SASHK-ut për shkak se askush në Maqedoni nuk guxon t'u bëjë thirrje që të mos shkojnë në shkollë. Vendi i nxënësve është në bankat shkollore, ligji për shkollë fillore dhe të mesme definon se arsimi fillor dhe i mësëm janë të domosdoshëm, duhet të plotësohen 180 ditë pune në arsim", deklaroi Ademi sot pas ndarjes së çmimit për përkthyes të rinj "Vavilon".
Ademi: Gjobat nuk janë për t'u frikësuar, por informim se mësimi është i domosdoshëm


Deklarata e djeshme e drejtoreshës së Inseptkoratit shtetëror të arsimit (ISHA), Nadica Nikolloska se për mos ardhjen në mësim me ligj janë parashikuar gjoba deri në 2.000 euro, sipas ministrit Abdilaqim Ademi nuk është për t'i frikësuar prindërit dhe mësuesit, por informim se arsimi fillor dhe i mesëm janë të domosdoshëm.

"Deklarata e drejtoreshës ishte me rastin e thirrjes së kryetarit të SASHK-ut që nxënësit të hënën të mos shkojnë në mësim. Mendoj se kjo është deklaratë e gabuar e kryetarit të SASHK-ut për shkak se askush në Maqedoni nuk guxon t'u bëjë thirrje që të mos shkojnë në shkollë. Vendi i nxënësve është në bankat shkollore, ligji për shkollë fillore dhe të mesme definon se arsimi fillor dhe i mësëm janë të domosdoshëm, duhet të plotësohen 180 ditë pune në arsim", deklaroi Ademi sot pas ndarjes së çmimit për përkthyes të rinj "Vavilon".

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Ademi tha se në të gjitha rastet e bojkotimit të mësimit ISHA ka dërguar inspektorë në shkolla. "Mbi bazë të shkaqeve dhe nga gjendja e konstatuar janë ndërmarrë edhe masa", tha Ademi.

Ministri sërish theksoi se SHASHk-u është partner i MASH-it dhe vetëm përmes dialogut social me institucione shtetërore, tha ai, mund të shqyrtohen kërkesat e tyre.

"Nuk them se kërkesat e tyre janë të pranueshme ose mund të jenë të pranueshme, por konsideroj se përmes dialogut mund të pastrohen të gjitha çështjet e hapura. Unë i ftova dhe kam pasur një herë takim me ta, por për fat të keq, ajo përfundoi shumë shpejt dhe pa sukses. Ne qëndrojmë gjithmonë të hapur për takim dhe varet prej tyre", tha Ademi.

Në pyetjen çka do të ndërmerr MASH nëse greva e SASHK-ut fillon më 29 shtator dhe nëse ka plan për arsimtarë të zëvendësuar, Ademi u përgjigj se ky është detyrim i komunave, si themeluese të shkollave, ndërsa shkollat shtetërore janë obligim i MASH-it.
"Tash për tash nuk mund të flasim për zëvendësim të mësuesve, sepse nuk e dimë nëse do të ketë grevë të hënën dhe nëse ka sa arsimtarë do të mbajnë grevë. Nuk kemi as informacione se cilat modalitete të grevës do të përdoren - nëse me orë të shkurtuar, nëse do të ketë orë e pastaj do të protestohet, nëse do të mbahet mësimi ose jo. Kur do të konstatojmë se mësimi nuk zhvillohet, atëherë do t'i ndërmarrim masat ligjore", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Publikuar: 26.09.2014 | 14:52
Lexuar: 930 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime